Categories Lajme

Zbardhet dëshmia e Isuf Hasës: Xhemalin e vrava pasi pimë kafe, DETAJE

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “arrest në burg” për Isuf Hasën, i cili akuzohet për vrasjen e 81-vjeçarit Xhemal Meta në fshatin Qafëmollë në Tiranë.

Në dosjen hetimore të siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, zbardhet e gjithë dinamika e këtij krimi makabër.

Hasa ka deklaruar se kanë qenë miq dhe fqinj me viktimën, me të cilin ditën e ngjarjes në orët e para të mëngjesit kanë qenë duke pirë kafe dhe raki në banesën e tij.

Autori i dyshuar tregon se ka shkuar në banesën e tij rreth orës 06:00 dhe çekiçin me të cilin ka kryer krimin, e ka gjetur në ambientet e jashtme të banesës së viktimës, dhe e kam marrë dhe fshehur në xhup.

Pasi kanë pirë kafe bashkë dhe kanë dalë nga banesa për t’u nisur drejt kryeqytetit, ku viktima do takonte familjarët dhe po ashtu edhe autori do takonte vajzat e tij, ky i fundit e ka goditur pas koke me çekiç duke e lënë të vdekur në vend.

Menjëherë më pas ai i ka marrë edhe portofolin, dhe duke e fshehur çekiçin në xhup, është nisur për Tiranë.

Fillimisht ai ka ndaluar tek banesa e njërës prej vajzave, ku i ka dhënë dhe një shumë parash nga ato që i kishte vjedhur viktimës, 2 milionë lekë të vjetra në total. Më pas ka shkuar te vajza tjetër në Vorë, aty ku ka fshehur një pjesë tjetër parash dhe ka fjetur.

Vajza e parë deklaron se ishte konfuze për paratë që i ati i dha, teksa e kishte pyetur se ku i kishte gjetur. Ai i kishte thënë që kredinë që kishte pasur pak kohë më parë, shuma i kishte shkuar në 5 milionë lekë të vjetra, dhe këto para ishin si rezultat i një kredie tjetër që kishte marrë, që sipas tij do ta përdorte për të shlyer të parën. Ai i kishte kërkuar asaj që çdo muaj t’i jepte nga këto para 150 mijë lekë të vjetra që të paguante këstin e kredisë.

Por vajza ka deklaruar më pas në polici se kishte dyshuar nga mënyra sesi i ati i tregonte versionin dhe më pas e kishte pyetur nëse ishte ai që kishte vrarë fqinjin, gjë të cilin babai ia kishte pohuar.

Pasi policia kishte marrë autorin e dyshuar për të dëshmuar në polici, ajo kishte kontaktuar motrën dhe i kishte thënë që të shikonte në shtëpi se aty kishte para të tjera.

Nga ana tjetër autori i dyshuar ka treguar se krimin e ka kryer sepse kishte mllef ndaj viktimës, pasi sipas tij ai i thoshte: S’je burrë, rri në punë 4 ditë pa ardhur në shtëpi, ku e di ti se çfarë bën gruaja jote kur t’i nuk je në shtëpi?!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

65-vjeçari bie nga shkëmbi në Dibër, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Dibër, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria, pas rastit të misrit të kontaminuar

Autoritetet serbe kanë bllokuar rreth 20 kamionë me fruta dhe perime shqiptare në kufi, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

Është emëruar administratori i ri i OSHEE. Në këtë detyrë është caktuar Mentor Hima, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec, zbulohen detaje të reja nga vrasja, djali i viktimave: Babai ishte konfliktual

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me krimin e rëndë brenda familjes në Kuman…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dhënat për ndarjen administrative të trevës së Çamërisë, (Sipas Sami Frashërit)

(Sipas Sami Frashërit) Në verranno e tij ” Enciklopedia historike dhe gjeografike”, bottarga në vitin…

LEXO ME SHUME