Categories Lajme

Meta kërkon lirimin nga qelia, avokati rekurs në Gjykatën e Lartë: Jemi në prag fushate, s’ka prova për ta mbajtur në burg

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkon në Gjykatën e Lartë revokimin e masës arrest me burg që është caktuar ndaj tij, pas hetimeve për lobimin e LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA.

Avokati Genc Gjokutaj dorëzoi rekursin në Gjykatën e Lartë duke thënë se nuk ka prova për ta mbajtur Metën në burg.

Ndërkohë, i pyetur nga gazetarët, Gjokutaj pranoi se në argumentin e parashtruar në Gjykatën e Lartë, thonë se duhet revokuar masa arrest me burg pasi Meta është drejtues i PL dhe jemi në prag të fushatës së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Avokati u shpreh se “duke mos pasur as dyshim të arsyeshëm dhe as prova në lidhje me këto 3 episode i jemi drejtuar Gjykatës së Lartë duke argumentuar për revokimin e masës së caktuar ndaj tij “arrest me burg” nga GJKKO, që është miratuar më pas edhe nga Apeli”.

“Ai është presidenti i PL-së. Arrestimi i tij është bërë pikërisht për këtë shkak. Meta ka dhënë shpjegime të hollësishme, ka zgjedhur përballjen nëpërmjet shpjegimet, jo shmangien nga hetimi. E kemi ngritur këtë argument, kjo çështje pse është bërë në prag të fushatës në mungesë të provave. Meta nuk helmon provat dhe as dëshmitarët nuk intimidon, as kallëzuesit. Kallëzuesit janë pa 1 ditë shkollë, nuk është marrë në këtë histori. S’ka asnjë kriter për të qëndruar në masën e arrestit me burg kur është lideri i dytë i opozitës dhe në prag të fushatës zgjedhore”, theksoi ai.

Ndërkohë, i pyetur nga gazetarët, Gjokutaj pranoi se në argumentin e parashtruar në Gjykatën e Lartë, thonë se duhet revokuar masa arrest me burg pasi Meta është drejtues i PL dhe jemi në prag të fushatës së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

“E kemi bërë prezent këtë cilësi të tij, dhe kjo që thatë ju është një praktikë e shtuar, i referuar jurisprudencës së Strasburgut që ka një praktikë të uiniformizuar dhe në lidhje me subjekte të tilla, si Berisha e Meta. Arrestimi i tij është bërë për këtë shkak, pas 6 viteve që kanë pasur aktet nëpër duar që në kohën e gjykatës së krimeve të rënda, është paraqitur disa herë në Gjykatë dhe ka dhënë shpjegime. Meta edhe herën e fundit ka dhënë shpjegime. E kemi ngritur këtë argument”, vijoi avokati.

Avokati i tij mbrojtës, Genc Gjokutaj deklaroi se “çështja do të mbërrijë deri në Gjykatën e Strasburgut, nëse do të  jetë e nevojshme”.

Ilir Meta qëndron në paraburgim prej datës 21 Tetor, teksa po hetohet nga SPAK për veprat penale “korrupsion”, “pastrim të parave” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”.

Genc Gjokutaj: U paraqita në sekretarinë e Gjykatës së Apelit ku kam dorëzuar rekursin ndaj vendimit që ka caktuar masën e sigurimit “arrest me burg” për Ilir Metën.

Kemi paraqitur të gjitha dokumentet që nga ndalimi kriminal që iu është bërë, pastaj për secilin episod, për lobimin në SHBA që Meta ka dhënë shpjegim ku nuk ka asnjë penalitet, është i sqaruar procedimi në lidhje me lobimin, kemi sqaruar deklarimin e pasurisë së Metës dhe pastaj edhe për ÇEZ-DIA, një çështje e bazuar mbi dëshmitarë të rremë, prova të marra në kundërshtim me ligjin.

Duke mos pasur as dyshim të arsyeshëm dhe as prova në lidhje me këto 3 episode i jemi drejtuar Gjykatës së Lartë duke argumentuar për revokimin e masës së caktuar ndaj tij “arrest me burg” nga GJKKO, që është miratuar më pas edhe nga Apeli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kupa e Shqipërisë, zbulohen 8 përballjet e turit të dytë, ja sfidat më ‘pikante’

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë ka përfunduar me zhvillimin e 13 ndeshjeve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal

Behgjet Pacolli ka reaguar në rrjetet sociale për situatën rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke…

LEXO ME SHUME