Categories Lajme

Zbardhet ditari i dy motrave Josifi që nga viti 2018

Një ditar që nuk dihet se nga cila është mbajtur, nga Anisa apo nga Blerta, disa shënime me fjalë të Dhiatës së Re dhe vetë libri i shenjtë me nënvizime e të ngjyrosura me ngjyrë jeshile, janë sekuestruar nga Policia në apartamentin e familjes Josifi.

Zhaneta Josifi bashkë me të bijat ndërmorën aktin e rëndë të vetëflijimit, duke besuar se do të ringjalleshin, ndërsa ishin praktikante të një sekti fetar. Në banesën e tyre, ku u dergj e vdekur prej 15 muajsh Anisa, janë gjetur objekte me natyrë fetare e përkatësisht, tekste të shkëputura nga Dhiata e Re.
“Jezusi ta di emrin”, shkruhet në një prej objekteve të gjetura në shtëpi. Ndërsa në tjetrin, teksti është më i gjatë: “Me të vërtetë, me të vërtetë po ju them Ai që dëgjon fjalën Time dhe i beson Atij që më ka dërguar Mua, ka jetën e amshuar dhe nuk i nënshtrohet gjykimit, por ka kaluar nga vdekja në jetë”. Një pjesë e shënimeve janë sekuestruar nga Policia, ato për të cilat është gjykuar se mund të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes. Të tjera, mes tyre edhe një ditar, vazhdojnë të jenë në apartamentin e familjes Josifi.

Ditari dhe shënimet:

“Dhe në qoftë se fryma e atij që ringjalli Krishtin prej së vdekurish banon në ju, ai që e ringjalli Krishtin prej së vdekurish do t’u japë jetë edhe trupave tuaj vdekatarë me atë të frymës së tij që banon në ju”, ky ishte një nga nënvizimet në Dhiatën e Re, me kapak të zi, që u gjet në shtëpinë e familjes Josifi. E shumë shënime të tjera si kjo duket se hedhin dritë mbi vendimin ekstrem të nënës e dy vajzave për t’u vetëflijuar. Besimi në ringjallje duket se i kishte bindur deri në atë pikë sa kanë qëndruar pa ngrënë për ditë e ditë të tëra, deri në vetëflijim.

Gjatë kohës që kanë qëndruar brenda, të paktën prej 15 muajsh, aq kohë sa u mbajt në shtëpi trupi i pajetë i Anisa Josifit, nënë e bijë që vendosën të agjëronin për ta ringjallur, duket se janë munduar të gjejnë në librin e shenjtë që besonin, arsyen se përse po vepronin në këtë formë. “Unë, pra, vrapoj, por jo sikur jam i pasigurt. Kështu luftoj, por jo sikur rrah erën, madje e mundoj trupin tim dhe e nënshtroj, se mos pasi t’u kem predikuar të tjerëve, të bëhem për t’i përjashtuar”, janë cituar “Korintasit” e Dhiatës së Re, në një prej faqeve të ditarit që u gjet në shtëpinë e familjes Josifi.

Ndërsa në librin e shenjtë që ato mbanin në shtëpi, është nënvizuar me ngjyrë të kuqe fraza: “Largohuni se vajza nuk ka vdekur, por fle. Dhe ata e përqeshnin. Pastaj, kur turmën e nxorën jashtë, ai hyri, e zuri për dore vajzën dhe ajo u ngrit”. Duket se kjo ishte nënvizuar dhe mbahej mend shumë mirë edhe nga Zhaneta Josifi, e cila në jo pak raste u kishte thënë të afërmve që Anisa po flinte, kur ata interesoheshin për të.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME