Categories Lajme

Zbardhet dosja e grupit të trafikut të drogës, si e korruptuan policin e kufirit në Shkodër! Nis hetimi pasuror ndaj tyre

Ditën e sotme prokurori Vladimir Mara dha detaje rreth operacionit ku u godit një  grup kriminal, që merrej me trafikun e drogës.

Ai ka treguar edhe rolin e shqiptarëve në këtë grup, që merrej me trafikun e drogës nga Siria ndërsa kishte si destinacion vendet e BE.

Sipas Marës janë vendosur gjithsej 21 masa të sigurimit personal, ndërsa 20 janë ekzekutuar. Mara shtoi se një prej tyre është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kreu i grupit kriminal është Endrit Bakiu ndërsa pjesa tjetër e të arrestuarve kanë pasur rolin e shpërndarësit të lëndës narkotike.

Mes 20 personave të arrestuar për trafikun e lëndëve narkotike nga Siria drejt Shqipërisë dhe vendeve të BE-së, është edhe një efektiv i policisë. Bëhet fjalë për Marash Gjonin polic i kufirit në Shkodër i cili dyshohet se është korruptuar nga anëtarët e grupit kriminal gjatë transportit të një sasie të lëndëve narkotike.

Po ashtu u bë e ditur se SPAK ka kryer dhe hetim pasuror për anëtarët e grupit kriminal, ku transportimi i drogës bëhej me kamion.

“Roli i shqiptarëve ka qenë i transportuesve dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në vendet e BE. Por edhe i porositësve pasi grupi nuk ka pasur persona të tjerë në rol kryesor.

Pra këta kanë bërë vetë porositjen, transportin dhe shpërndarjen në vendet e BE. Lënda narkotike është transportuar nga vendet e origjinës. Ne kemi vendosur ndarjen e çështjes dhe fillimin e hetimeve”, deklaroi Mara.

Sakaq janë zbardhur edhe disa bisedat telefonike që anëtarët e grupit bënin me njëri tjetrin për të mundësuar edhe kalimin e lëndës narkotike.

Dosja hetimore për këtë operacion përbëhet nga 105 faqe ku përfshihen dhjetëra biseda të transkriptuara mes anëtarëve të strukturuar të grupit kriminal.

Procedimi për këtë rast nisi në vitin 2020 dhe droga u sekuestrua në kohë të ndryshme.

Faxnews zbardhi me heret edhe emrat e anetareve te grupit kriminal, ku 20 prej tyre jane arrestuar dhe 1 tjeter eshte shpallur ne kerkim.

Endrit Bakiu

Suko Pajo

Artur Sulaj.

Arian Tola

Fadjon Çami

Viron Lekaj

Artan Agalliu

Shpëtim Pjeshka

Jani Çavo

Kudret Rustemaj

Besnik Ruçi

Pirro Çapi

Jani Meçja

Edmond Kabashi

Tomi Hila

Leonard Nergjoni

Artin Kurti

Astrit Miska

Ervis Çvilo

Mirash Gjoni

Sonila Sula (arrest shtëpie)


Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME