Categories Lajme

Zbardhet dosja, Shabani përgjoi nga vrima e derës së furgonit Land Rexhepin

Florind Shabani, njeriu i ekstraduar një ditë më parë nga Gjermania, pritet të dali nesër para gjykatës së Elbasanit, ku do njihet me masën e sigurisë “arrest në burg”, që ka kërkuar përfaqësuesi i akuzës.

Në materialin hetimor, Shabani, paraqitet nga akuza si personi që ka shërbyer si vëzhgues në vrasjen e Roland Rexhepit, ndodhur në 29 korrik 2009. Ndërsa në këtë vrasje ekzekutor me armë, kanë qenë Marjus Tafa dhe Armando Llakaj, të dy të dënuar me 24 dhe 23 vite burg dhe aktualisht ndodhet në burg.

Vrasja e Rexhepit ose siç thirrej në Elbasan me nofkën “Doda”, është kryer për llogari dhe financim, të një grupi kriminal, ku njëri prej anëtarëve të këtij grupi, aktualisht ndodhet në burg për llogari të SPAK dhe tjetri ndodhet në Dubai.

Në dosjen e prokurorisë tregohet se Florind Shabani, para se të kryhej vrasja e Roland Rexhepit, ka parkuar një furgon përballë shtëpisë dhe garazhit, të makinës së viktimës.

Hetimi, ka provuar se furgoni ishte blerë në një pikë varrezash në Maminas dhe mandej ishte sjellë në Elbasan, duke u kthyer për disa ditë si strehë vëzhgimi.

Derës së furgonin i kishin hapur një vrimë me trapan, dhe nga brenda shihej fare qartë dera e shtëpisë së Roland Rexhepi dhe garazhi ku ai mbante makinën.

Në dosje thuhet se pikërisht ka qenë, Shabani, ai që ka qenë vëzhguesi, pasi brenda në furgon është gjetur një maskë dhe bishta cigaresh.

Nga ekzaminimi i profilit të ADN-së, ka rezultuar se ato i përkisnin, pikërisht Florind Shabanit.

Fillimisht ADN-në e Shabanit në Shqipëri e kanë sjellë autoritet Gjermane, të cilët e kishin arrestuar për drogë, Shabanin.

Për të krijuar bindjen se vërtet, Shabani, ka marrë pjesë në këtë krim, prokuroria e Elbasanit, i ka bërë një analizë AND-je dhe Ismail Shabanit, babait të Florind Shabanit.

Kjo analizë ka qenë vendimtare për zbardhjen e vrasjes së, Roland Rexhepit. Pasi profilet e sekuestruar në ambientet e furgonin me ato që kishin sjellë Gjermanët dhe rezultatet që dolën edhe me analizimin e ADN-së së babait, treguan se ishin të njëjta.

Sipas dosjes së prokurorisë, Shabani është njeriu që ka vrojtuar nga brenda furgonit, Roland Rexhepin, sapo ky i fundit ka dalë nga banesa mëngjesin e 29 korrikut 2009.

Ndërsa teksa ai ju drejtua derës së garazhit për të nxjerrë makinën dhe shkuar në punë, Shabani ka njoftuar Armando Llakaj dhe Marjus Tafën, të cilët kanë qëlluar me armë Rexhepin.

Më pas Tafa dhe Llakaj, janë larguar nga vendngjarja me motor, ndërsa Florind Shabani, që qëndronte brenda në furgon, ka hapur derën e pasme nga përgjonte viktimën dhe është larguar qetësisht nga vendngjarja. Pritet që në ditët në vijim, Shabani, të merret në pyetje nga prokuroria, për të dhënë versionin e tij në këtë ngjarje.SYRI.net

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Alma Arrazi, pasi piu kafe me kunatën, mori dy vajzat e djalin dhe u hodh nga ura e Bunës! Kërkimet për gjetjen e trupave kanë vazhduar edhe gjatë natës

Mbrëmjen e 3 majit, Ergys Arrazi ka shkuar në policinë e Shkodrës dhe ka dëshmuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Për këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Djegia e tragetit në Sarandë, pronarët dyshojnë te zjarrvënia e qëllimshme

Një traget është djegur sot rreth orës 12:00, në kalatën e Portit të Sarandës. Trageti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet, dërgohet me helikopter në Tiranë

Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet duke shkaktuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna me dy fëmijë të mitur janë ende të zhdukur, ndërsa vajza 9-vjeçare u gjet e mbytur, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit

Shtetasi Erdgys Arrazi ka dhënë deklaratën e tij në policinë vendore të Shkodrës teksa është…

LEXO ME SHUME