Categories Lajme

Zbardhet misteri i databazës së pagave, ky është tekniku IT i Tatimeve që nxori të dhënat

Autori i publikimit të të dhënave të më shumë se 650 mijë shqiptarëve është një teknik IT i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Prokuroria e Tiranës ka rënë në gjurmët e tij dhe ka urdhëruar Policinë që të sekuestronte kompjuterin e punës.  Bëhet fjalë për shtetasin A.A., teknik IT i Tatimeve i punësuar me një kontratë provizore në mars të 2013. Ora News mëson se shtetasi A.A. është transferuar formalisht si staf i AKSHI-t, ashtu si çdo punonjës IT tjetër i punësuar pranë Ministrive të ndryshme.

Edhe pse merrte rrogën nga AKSHI, A.A. vazhdonte punën e tij brenda zyrave në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe pikërisht këtu policia e koordinuar nga prokuroria e Tiranës sekuestroi kompjuterin nga i cili nëpunësi i Tatimeve kishte shpërndarë databazën konfidenciale me të gjitha informacionet mbi rrogat e 650.000 shqiptarëve.

Po ashtu, Prokuroria ka zbuluar se burimi i informacioneve të mbledhura nga A.A. ishte një kolege e tij, edhe kjo nëpunëse e Tatimeve, e cila çdo muaj mblidhte informacionet mbi pagat e taksapaguesve shqiptarë për t’i shpërndarë në seli të ndryshme rajonale të Tatimeve. Tekniku është marrë në pyetje nga organi i akuzës në kryeqytet dhe ka deklaruar se i ka grumbulluar këto të dhëna për qëllime studimore. Por Policia ka zbuluar se pretendimi i tij nuk ishte i vërtetë. Nga prokuroria mësohet janë mbledhur prova reja që mund të zbardhin të gjithë ngjarjen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME