Categories Lajme

Zbardhet ngjarja e rëndë në Klos, drejtuesi i mjetit që ra në përrua arrestohet sepse nuk i dha ndihmë pasagjerit

Ra me automjetin që drejtonte në përroin e fshatit Dars, nuk njoftoi Policinë dhe u largua nga vendngjarja, dyshohet se nuk i dha ndihmë pasagjerit në brendësi të automjetit, Policia identifikon, kap dhe arreston 24-vjeçarin.

Shërbimet e Policisë dhe polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për gjetjen e pasagjerit, që dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit.

Rreth orës 01:30, është marrë informacion se në vendin e quajtur ura e fshatit Dars, njësia administrative Klos, një mjet tip “Audi”, me targa angleze, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin e fshatit Dars.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës.

Nga veprimet e shpejta të kryera nga shërbimet e Policisë u bë i mundur identifikimi i drejtuesit të mjetit, shtetasit A. L., 24 vjeç, banues në fshatin Fullqet, Klos.

Po nga veprimet dyshohet se në automjet ka qenë edhe një pasagjer, shtetasi J. K., 30 vjeç, banues në fshatin Fullqet, të cilin dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit.

Gjatë veprimeve për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan shtetasin A. L., 24 vjeç, i cili dyshohet se pas shkaktimit të aksidentit është larguar nga vendngjarja.

Ky shtetas iu nënshtrua testit të alkoolit, nga i cili rezultoi se e drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Ndërkohë, polumbarët e RENEA-s, shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit vijojnë kërkimet në përroin e fshatit Dars për gjetjen e pasagjerit, shtetasit J. K.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U rrezikohej jeta nga shkarjet e dheut dhe përmbytjet, evakuohen 5 familje në zonën e Pogradecit

Si pasojë e kushteve të pafavorshme atmosferike dhe fenomeneve natyrore, aktualisht rezultojnë të evakuuara 5…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrëshqitje dherash në fshatin Bashaj të Selenicës, banorët: Jemi të izoluar, duam zgjidhje!

Situata në fshatin Bashaj të Bashkisë Selenicë vijon të mbetet problematike edhe këtë të shtunë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush merr mbi 40 mijë lekë pension nuk e përfiton bonusin mujor, si do të funksionojë skema …

Pensionistët kanë nisur të marrin bonusin e tyre mujor paralelisht me pagesën e tyre. Por…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ U shtyp nga përpunuesi i mbetjeve, humb jetën punëtori shqiptar (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një shqiptar ka humbur jetën, pasi është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan, gjendet i pajetë një person i veshur me uniformë pune

Një shtetas është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së premtes në lagjen “Brigada 17…

LEXO ME SHUME