Categories Lajme

Rrëshqitje dherash në fshatin Bashaj të Selenicës, banorët: Jemi të izoluar, duam zgjidhje!

Situata në fshatin Bashaj të Bashkisë Selenicë vijon të mbetet problematike edhe këtë të shtunë, pasi rrëshqitjet e dherave nga masivi i malit kanë vazhduar, duke e bërë zonën plotësisht të pakalueshme.

Si pasojë e rrëshqitjeve të pandërprera, rruga që lidh fshatin me zonat e tjera është bllokuar tërësisht, duke izoluar banorët. Lëvizja është e pamundur, ndërsa familjet përballen me vështirësi serioze për furnizimin me ushqime, aksesin në shërbime shëndetësore dhe ndihmë emergjente.

“Jam banor i fshatit Bashaj, quhem Eduart Skëndaj. Atje, te lagjja, ndodhet shtëpia ime ku jetojnë prindërit e mi. Nuk kam mundësi t’i marr tani. Janë tre familje të bllokuara prej 72 orësh. Ka ardhur një mjet i bashkisë, por nuk e dimë nëse do të bëhet lidhja mes dy fshatrave. Në Bashaj janë 42 familje, ka të moshuar që kanë nevojë për trajtim. Shkëmbi mund të bjerë nëse vazhdon shiu, trondit shtëpitë dhe rreziku është shumë i madh. Kanë ardhur forcat xheniere, kryetarja e bashkisë dhe prefekti. Duam zgjidhje që të shkojmë në shtëpitë tona. Jemi në situatë kritike dhe shumë të vështirë”, shprehet një banor.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet përgjegjëse për pastrimin e rrugës dhe stabilizimin e masivit të dheut, pasi rreziku mbetet i pranishëm dhe situata mund të përkeqësohet nëse kushtet e motit vijojnë të jenë të pafavorshme.

“Mua më quajnë Qerem Kaçi. Këtu ka ndodhur një katastrofë natyrore. Rrugë nuk kemi pasur kurrë dhe vuajtjet për ne fshatarët janë të mëdha. Më është çarë shtëpia dhe nuk po më vjen askush. Kjo rrugë lidh disa fshatra: Bashajn, Matogjinin dhe Dhërmiun. Duam zgjidhje nga shteti. Duhet të lidhemi me fshatin, të komunikojmë, të lëvizim dhe të shkojmë te stanet”, deklaron një tjetër banor.

Banorët shprehen të shqetësuar se çdo vonesë në ndërhyrje mund të rrezikojë seriozisht jetën e tyre dhe të thellojë më tej izolimin e zonës.

Ndërkohë, specialisti i Mbrojtjes Civile në Bashkinë Selenicë, Arqile Kokallaj, deklaroi se rrëshqitjet kanë ndodhur si pasojë e erozionit të tokës. Sipas tij, situata kërkon zgjidhje alternative për lëvizjen e banorëve.

“Situata është e vështirë për lidhjen e fshatrave Bashaj dhe Matogjini me rrugën kryesore, për shkak të erozionit. Fillimisht ka rrëshqitur zona e Bashajt. Aktualisht, këtu ka tre familje, të cilat tentuam t’i evakuonim mbrëmjen e kaluar. Problemi më i madh është në fshatin Matogjin, ku toka nuk ka bazament dhe ka pësuar çarje. Në rrezik janë tre familje. Sot situata u inspektua nga prefektja e qarkut, deputeti z. Sinaj dhe kryetarja e bashkisë. Po mendohet për hapjen e një rruge alternative, nga fshati Matogjin drejt anës së lumit, për të siguruar lidhjen me Bashajn”, tha Kokallaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME