Categories Lajme

Zbardhet ngjarja e rënies së skelës/ Kantieri i ndërtimit plotësonte kushtet e sigurisë, dy të lënduarit dolën nga spitali

Ka marrë një tjetër rrjedhë ngjarja e raportuar nga mediat disa ditë më parë, ku një element skele ka rrëshitur nga katet e larta të një objekti në ndërtim në Tiranë.

Pas verifikimeve nga organet ligjzbatuese është konstatuar se ngjarja ka qenë një aksident i shkaktuar nga nënkontraktori i shoqërisë “Arlis Ndërtim”, ndërsa nuk është konstatuar asnjë shkelje e kushteve të sigurisë.

Pas shoqërimit në polici të nënkontraktorit, punëtorit të tij dhe inxhinierit të shoqerisë, si dhe inspektimeve në kantier, është mundësuar edhe zbardhja e plotë e këtij aksidenti.

Ngjarja mësohet se ka ardhur si pasojë e një aksidenti gjatë punimeve, por instancat ligjzbatuese kanë konstatuar se kantieri i ndërtimit plotësonte të gjitha kushtet tekniko-ligjore sipas ligjeve të ndërtimit, ligjeve për shëndetin dhe sigurinë në punë.

Nga ky aksident u janë shkaktuar dëmtime të lehta dy kalimtarëve të rastit.

Të dy kalimtarët mësohet janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe kanë lënë ambjentet e spitalit prej disa ditësh.

Nga burime pranë Spitalit të Traumës mësohet se shoqëria “Arlis Ndërtim” ka mbuluar të gjitha shpenzimet spitalore për dy të plagosurit lehtë dhe ka shprehur keqardhjen për situatën e shkaktuar në momentin e aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME