Categories Lajme

Zbardhet shkaku se pse nuk u ekstradua nga Greqia urdhëruesi i kryekomisarit Artan Cuku

Zbulohet arsyeja se përse gjykata e Lartë në Greqi refuzoi kërkesën për ekstradimin në Shqipëri të Bledar Jambellit dhe Kristaq Lecit, të akuzuar si urdhërues të v rasjes së kryekomisar Artan Cukut, në hyrje të pallatit të tij në “Rrugën e Kosovarëve” në Tiranë.

Burime të besuara pranë Ministrisë së Drejtësisë thanë për News24 se gjatë kohës që shqyrtohej kërkesa, dy të shumëkërkuarit morën shtetësinë greke, çka sipas ligjit është kriter ndalues për ekstradimin. Në kushtet e mungesës së një marrëveshje që Greqia të ekstradonte shtetasit e saj, Gjykata e Lartë refuzoi që të akuzuarit për vrasjen e ish-drejtorit të policisë së Vlorës të liroheshin.

Dosja penale ndaj Bledar Jambellit dhe Kristaq Lecit po shqyrtohet nga Gjykata e Tiranës dhe nëse shpallen fajtor, atëherë autoritetet shqiptare mund ti kërkojnë Greqisë të njohë vendimin penal ndaj tyre dhe ta vuajnë atje dënimin. Por, kjo mund të ndodhë, vetëm pasi të ketë një verdikt fajësie dhe kur ai të marrë formë të prerë.

Procesi gjyqësor për ta është në fillimet e veta, përderisa qëndroi i pezulluar për një vit edhe për shkak të situatës së pandemisë. Beldar Jambelli dyshohet se urdhëroi v rasjen e Cukut, pasi në kohën, që ky i fundit ishte drejtues i policisë së Vlorës e arrestoi nën dyshimet për v rasje.

Mikel Shallari që e qëlloi për vdekje kryekomisarin tha se Jambelli i premtoi shumën prej 20 mijë eurosh për ta ekzekutuar zyrtarin e policisë. Shallari që mori statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë u d ënua me vetëm 10 vite burg, ndërsa dy të pandehurit e tjerë rrezikojnë bu rgim të përjetshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME