Categories Lajme

Zbardhet skema, cili ishte roli i Lul Berishës, ‘Avdylajve’ dhe Arben Ndokës

Detaje të reja kanë dalë lidhur me superaksionin e zhvilluar dje në 12 qytete të vendit. Sipas Kryeprokurores së Krimeve të Rënda Donika Prel  janë lëshuar urdhër arreste për 44 persona, si dhe për kontrollin e banesave të tyre, dhe personave të tjerë të dyshuar.

Derimë tani janë arrestuar 27 shtetas, ndërsa janë shpallur në kërkim 6 persona të tjerë. Po ashtu në kuadër të këtij aksioni është dhënë masa e arrestit me burg për korrupsion për shtetasin Arben Çuko dhe Arben Ndoka. Dy ish-deputetët dyshohet se kanë pasur rol në këtë grup kriminal, përmes veprimeve të tyre. Po ashtu janë arrestuar nga ana e Policisë dhe nipërit e ish-deputetit Ndoka në qytetin e Lezhës.

Sipas Prelës janë goditur katër grupe kriminale në të gjithë vendin. Në këtë operacion janë arrestuar dhe tre punomnjës të policisë së shtetit.

Por si funksiononte skema mes grupeve kriminale?

Sipas policisë dyshohet se Lul Berisha i cili i shpëtoi arrestimit të policisë kishte marrë përsipër trafikun e heroinës drejt Gjermanisë.

Njerëzit e Arben Ndokës do të trafikonin dy ngarkesa me hashash, 2 ton e 700 kg.

Ndërsa grupi i ‘Avdylajve’ dyshohet si porositësi i laboratorit për prodhimin e drogave të forta në Has, konkretisht heroinës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME