Categories Lajme

Zbardhet vendimi i gjykatës, pse njihet kuvendi i Berishës

Është zbardhur vendimi i Gjykatës së Tiranës, që njohu Kuvendin e 11 Dhjetorit të Partisë Demokratike.

Sipas këtij vendimi, Gjykata arrin në përfundimin se Kuvendit Kombëtar i PD-së, është thirrur në mënyrë të ligjshme nga një anëtarësh/delegatësh, më i madh se ¼ i numrit të përgjithshëm të anëtarëve të tij.

“Gjykata sqaron që verifikimi i legjitimimit të palëve në përputhje me nenin 176 të Kodit të Procedurës Civile është detyrim thelbësor i proceduesit civil. Në përmbushje të këtij detyrimit, Gjykata pasi kreu verifikimin e aspektit formal të akteve të përfaqësimit, duke i gjetur ato të rregullta dhe në përputhje me ligjin procedural.”,shkruhet në vendim.

“Për shkak se në secilin mbi 4200 formularët e kërkesave të depozituara për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, nënshkruesit e identifikonin veten përveçse me gjeneralitetet përkatëse, edhe me funksionin me të cilin mbanin në strukturat e PD.

Gjykata verifikoi në radhë të parë secilin nga pozicionet e nënshkruesve, përfshihej në listën e funksioneve që përbëjnë Kuvendin Kombëtar të PD. Gjykata verifikoi edhe nëse shtetasit nënshkrues të thirrjes së Kuvendit Kombëtar përfshiheshin në listën emërore të funksionareve të PDSH, të cilët në momentin e thirrjes së tij përbënin listën e Kuvendit kombëtar.

Për këtë qëllim gjykata pasi administroi provat shkresore, vrenjti se listat bashkëngjitur këtyre dokumenteve përbëjnë listën e plotë zyrtare të deklaruar të shtetasve, të cilët përbënin Kuvendit Kombëtar të PD në momentin e thërritjes së tij nga anëtarësia”, thuhet më tej në vendimin e marrë nga gjyqtari Agron Zhukri.

Sipas këtij vendimi, Gjykata arrin në përfundimin se Kuvendit Kombëtar i PD-së, është thirrur në mënyrë të ligjshme nga një anëtarësh/delegatësh, më i madh se ¼ i numrit të përgjithshëm të anëtarëve të tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tentoi të vidhte një motor, arrestohet pas ndjekjes 20-vjeçari

Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se tentoi të vidhte një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Gjendet i pajetë taksisti në zonën e Oxhakut, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një person është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çifti i të rinjve shkon për të blerë një “Land Rover”, por e vjedhin! E mitura në timon e përplas gjatë arratisë në Vlorë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Dhërmi të qarkut Vlorë, teksa Policia arrestoi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i cili ndërtoi pa leje duke shfrytëzuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Përplasi për vdekje me makinë të moshuarin, arrestohet 24-vjeçarja

Një 24-vjeçare është arrestuar pasi përplasi me makinë tip ‘Benz’ një 80-vjeçar. Ngjarja u regjistrua…

LEXO ME SHUME