Ditën e nesërme një delagecaion I Komisionit të Venecias nis takimet me përfaqësuesit më të lartë të shtetit.
Mësoehet se në ora 9:00-9:55 ata do të mbërrijnë fillimisht në zyrën e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla dhe deputetë më pas me anëtarë të Grupit. (Salla e Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, kati II)
Në orën 10:00 – 10:55 do të takohen me kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës , Rudina Hajdari, Nimet Musai, z Adriatik Alimadhi dhe deputetë anëtarë të grupeve. (Salla e Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, kati II)
Në orën 11:00-11:55 do të takohen me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi (Salla e pritjes në Kryesinë e Kuvendit).