Categories Lajme

Zbarkon në Vlorë kroçiera me 182 turistë

Qyteti bregdetar i Vlorës është kthyer në një pikë mjaft të rëndësishme të itinerarit të anijeve turistike që përshkojnë Mesdheun. 182 turistë nga Franca, Gjermania por edhe vende të tjera të europiane kanë mbërritur në Portin e Vlorës me kroçerën “La Belle De  L’Adriatique”.

Ata janë mirëpritur nga stafi i portit dhe iu është ofruar informacion në lidhje me zonat turistike të qytetit, ndërsa destinacioni i tyre ishte Apolonia e Fierit dhe qyteti i Beratit. Për turistët kjo vizitë është e para që ata bëjnë në Shqipëri. “Vend është shumë i bukur. Plazhi është shumë i pastër dhe më pëlqen qetësia e vendit” thanë disa nga turistët.

Vilson Dardha, agjent në Portin e Vlorës ngre shqetësimin e mungesës së informacionit për zonat historike të qytetit të cilat mund të vizitoheshin nga këta turistë. “Këto do të shkojnë në Apoloni të Fierit sepse është e përcaktuar guida. Resorte ka dhe Vlora, por duhet përcaktuar në guidë që do të shkoj në filan vend apo në filan vend. Këto e kanë të përcaktuar se do të shkojnë në Apoloni të Fierit.

Duhen reklamuar tek guidat se Vlora reklamon edhe këtë resort si për shembull Kalaja e Kaninës, Zvërneci apo Orikumi. Këto duhet të vendosen tek guidat qendrore në Tiranë. Duhet reklamuar se Vlora ofron edhe këto resorte‘ tha ai.  Masat e marra gjatë sezonit të fundit turistik për lehtësimin e lëvizjes dhe ankorimit të mjeteve turistike kanë bërë të mundur që gjatë 2019 numri i jahteve, kroçerave dhe anijeve turistike në vendin tonë të rritet ndjeshëm krahasuar me 2018.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME