Categories Lajme

”Zbërtheu” depot e àrmëve në Tiranë, Jamaku dënohet për një çifte

Enver Jamaku është dënuar me burg nga Gjykata e Tiranës. Ai është shpallur fajtor lidhur me një episod të ndodhur në shkurt të vitit 2020, që nuk ka lidhje me ngjarjen kriminale për të cilat ai u bë i “i penduar” i drejtësisë.

Sipas vendimit të shpallur nga gjyqtari Kastriot Gramshi, Jamaku ka qenë duke qëlluar për mëllenja pranë shtëpisë me një çifte pa leje, kur një prej një prej saçmave ka qëlluar në këmbë një fqinjin e tij.

Në përfundim të gjykimit Jamaku është fajësuar për “mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë” dhe është dënuar me 4 muaj burg.

Jamaku po hetohet edhe si autor i të paktën dy atentateve të dështuara me shpërthim eksplozivi në kryeqytet, atij ndaj biznesmenit Gjon Mena, në shkurt 2021 në Kamëz, si edhe ndaj Domart Konjarit në tetor 2019, ku u plagos kunati i tij, Artion Bylyku.

Pas prangosjes në shkurt të këtij viti, Jamaku pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë duke rrëfyer përfshirjen e tij në ngjarjet kriminale. Deklarimet e tij çuan në pranga 9 persona, shpallën në kërkim dy të tjerë, si edhe zbuluan gati 20 depo armatimi në Tiranë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME