Categories Lajme

Zbulime arkeologjike në Turan të Tepelenës

Gjatë punimeve me karakter bujqësor në fshatin Turan të Tepelenës janë zbuluar disa gjetje arkeologjike rastësore. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila theksoi se “gjetjet arkeologjike lidhen me inventarin e një varri të periudhes Helenistike dhe përbëhen nga monedha, kandil qeramike si dhe enë ceremoniale prej qeramike”. Sipas saj, është radha e studiuesve të thonë fjalën e tyre, për detaje të mëtejshme.

“Specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore janë nisur në terren për të realizuar verifikimin në vend të situatës, dokumentimin e gjetjeve si dhe transportimin e tyre pranë ambienteve të IKTK”, – nënvizoi Margariti. Ministrja u shpreh se “ky proces do të realizohet në bashkëpunim me specialistë të DRTK Gjirokastër. Njëkohësisht, specialistët do të përgatisin relacionin përkatës, i cili do të kalojë për shqyrtim dhe vendimmarrje pranë Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale (KKTKM). Procedurat e mëtejshme në lidhje me gjetjet do të përcaktohen nga KKTKM”.

Më shumë se 20 vende neolitike janë gjetur në Shqipëri, që datojnë përafërsisht nga shekulli i VII deri në shekullin e III, të cilat janë disa prej vendbanimeve më të hershme bujqësore në Europë.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Korrik 2026

Dashi Dite e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tjetërsimi i pronave! 12 masa sigurie për zyrtarë, ish-zyrtarë dhe përfitues në Kadastrën e Durrësit

Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Durrësit ka goditur Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U paraqit vetë në spital me plagë thike, zbardhet identiteti i të riut në Shëngjin

Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë këtë mesditë. Ngjarja ka ndodhur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia e Beratit ekzekuton 11 masa sigurie, sekuestrohen miliona lekë dhe mijëra euro, ushtrohej aktivitet i këmbimit valutor pa licencën përkatëse

Policia e Beratit ka ekzekutuar 11 masa sigurie në kuadër të një operacioni të zhvilluar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat \ Krimi tronditës në Shkodër/ Burri vret me çifte gruan

Pamjet që shihni tregojnë vendin ku ndodhi krimi tronditës sot në Shkodër, ku një 62-vjeçar…

LEXO ME SHUME