Categories Lajme

Zbulohen detaje/ Ku do të ndërtohen karantinat, në rast se ko.ronavir.us prek Shqipërinë

Më shumë se 1660 vde.kje janë raportuar deri më tani nga koronavirusit që ka shpërthyer në Kinë. Viktima e parë në Evropë u shënua dhe autoritetet shëndetësore në Tiranë janë duke diskutuar për vendet e mundshme ku mund të ngrihet karantinë, nëse vir.us.i vdekjeprurës do të arrijë në vendin tonë.

Top Channel raporton se ndonëse po diskutohet në nivel ekspertesh nuk deklarohet vendi se ku do të jetë karantina. Sipas autoriteve mosdeklarimi lidhet me çështje sigurie, por ndërkohë Italia, vendi ynë fqinj, por jo vetëm, i kanë deklaruar ato.

Dy vende janë të mundshme ku do të ngrihen karantinat nëse do të kemi raste me koronavirus, sipas TCH.

Një plan është boshatisja e godinës së sherbimit infektiv në QSUT dhe  trasferimi i pacientëve drejt spitaleve të tjera, ndërsa një tjeter  ku mund të ngrihet karantina është  menduar në pjesën jugore të Tiranës, larg zonës së banuar. Por ende nuk dihet nëse godina që është planifikuar është pajisur me infrastrukturën e nevojshme dhe shërbimet e kërkuara. Pasi  përveç kësaj një vend karantinë duhet edhe të vlerësohet nga ekspertët nëse është e përshtatshme për të pasur  këtë funksion. Karantina ngrihet pikërisht për ato raste që do të dyshohen se janë prekur nga koronavirusi  për t’i mbajtur ata të veçuar nga njerëzit e tjerë  duke i ofruar të gjitha  shërbimet  deri në përfundim të periudhës se inkubacionit e cila është përcaktuar 14 ditë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME