Është shndërruar në një ”telenovelë”, sa i takon detajeve që dalin në dritë, ngjarja e ndodhur në Itali, ku çifti i shqiptarëve nga Vlora Shpëtim dhe Teuta Pasho, u gjetën të m asakruar dhe të ndarë në 4 v alixhe. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, ish e dashura e djalit të çiftit – Elona Kalesha ka hedhur a kuza ndaj djalit të familjes, Taulant Pasho, duke thënë se ai është dhe autori i v rasjes.
“Por dëgjo, kaq shumë po më shkruajnë saqë dihej se ishte ai … ishte djali që i v rau, ishte Taulanti”, ka thënë Kalesha gjatë një bisede me të d ashurën e vëllait të saj, Gaia, teksa kjo e fundit i përgjigjet se “duhet guxim për të v rarë prindërit”. Mediat italiane shkruajnë se biseda telefonike është zbardhur nga grupi h etimor. Ndërkohë thuhet se 36-vjeçarja Elona Kalesha i thotë të dashurës së vëllait të saj se Taulanti ka qenë i d hun shëm me ta në të kaluarën, madje ajo ka theksuar se i biri i kishte tërhequr z varrë me motor më herët prindërit e ndjerë. Bashkëbiseduesja Gaia, e dashura e vëllait të Elonës i përgjigjet se “duhet guxim për të v rarë prindërit”, por 36-vjeçarja i thekson asaj që ish-i i saj kishte qenë i d hunshëm.
Nga ana tjetër, hetuesit publikojnë dhe bisedat e vajzave të çiftit Pasho, Vittoria dhe Dorina, ku e para thotë se “V ras ësja është Kalesha.” “Unë i thashë familjes Kalesha”.
Ndërsa, vajza tjetër Dorina thekson se: “Unë jam e vendosur dhe do të them se ajo e bëri atë dhe jo vëllai im .. flisni sa të doni .. e bëri ajo me vëllain e saj, me babanë e saj, gjeni atë dhe merruni me të dhe nuk keni më pse të merreni me ne, ne po vendosim gjithçka në dorën tuaj që të keni gjithçka gati .. mos i nënvlerësoni gjërat”. Më tej mediat italiane shkruajnë se ditën e djeshme karabinierët bënë një “vizitë në një kompani në një qendër industriale në Empoli. Materiali i përdorur për “paketimin” e çiftit shqiptar në valixhe mund të ndihmojë hetuesit të mbyllin rrethin e v rasjes së dy fishtë. Sjellim në vëmendje shqiptarja 36-vjeçe nga Durrësi, Elona Kalesha që a kuzohet për v rasjen, c opëtimin dhe fshehjen e tr upave të çiftit shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho nga Vlora, 54 dhe 52 vjeç, do të dalë para gjykatës, më datë 8 Janar. Ndërkohë, në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar avokatët e shqiptares nga Durrësi apeluan vendimin e gjykatës që e ak uzoi dhe e la në b urg, duke kërkuar lirimin e saj. Trupat e çiftit Pasho u gjenden në 4 valixhe të c opëtuar në afërsi të b urgut të Sollicianos, të z hdukur që prej 2 Nëntorit 2015.
