Categories Lajme

Zbulohen edhe dy pedofilë të tjerë: S’kam ardhur për kafe, por dua të të zhvirgjëroj

Kohët e fundit mediat investigative në vend, kanë zbuluar pedofilët në vend, dhe ata nuk bëjnë hapa pas edhe pse flitet shumë për ta. Dy pedofilët e denoncuar nga ”Fiks Fare” me audio e video, pretë e tyre i gjenin nëpërmjet Facebook-ut. Të dy pedofilët me anë të adresave të tyre, kontaktonin me vajza të mitura të moshës 13- 14 vjeçare. Edhe pse e dinë moshën e tyre, kjo nuk i pengon ata t’u dërgojnë foto dhe video intime, e më pas kërkojnë edhe takime me to.

Altin Boriçi nga Fieri shkëmben mesazhe me të miturën në rrjetin social Facebook dhe nuk nguron t’i tregojë për eksperiancat me të miturat, duke i thënë që të mos ketë frikë. Ai momentalisht jeton në Greqi.

Ai në bisedë me kamera i shpjegon të miturës si kryhet akti seksual, pa u shqetësuar asnjë moment për moshën e saj. Altini i thotë të miturës se ai do vetëm ta zhvirgjërojë dhe ta mësojë për më vonë. Për këtë sjell edhe një shembull që sipas tij vetëm një ditë më parë kishte zhvirgjëruar një të mitur.

Një tjetër person ka shkruar në adresën e bashkëpunëtores së Fiksit të prezantuar si 14-vjeçare, edhe këtë herë ka qenë një zotëri nga Fieri i quajtuar Arsijan Aliaj. Edhe ky pasi i ka dërguar foto intime të miturës, i ka kërkuar t’i mësojë edhe pozicionet e seksit. 37-vjeçari i prezantuar si 25-vjeç i thotë të miturës të mos tregojë për marrëdhënien e tyre dhe se nuk udhëtoi nga Fieri vetëm për një kafe, por kërkon shumë më shumë gjëra.

Takimi i tyre në kryeqytet u finalizua me prangosjen e pedofilit që udhëtoi nga Fieri për një takim “romantik”, me të miturën. Gazetarët e Fiksit kërkuan ndihmën e policisë, dhe bën të mundur kapjen në flagrancë të pedofilit. /Top Channel/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME