Categories Lajme

Zbulohen emrat e 15 urdhër-arresteve për inceneratorin e Tiranës, 5 gra i shpëtojnë burgut

Janë zbardhur emrat e 15 urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK për aferën e inceneratorit të Tiranës, disa prej të cilëve ndodhen në burg apo në kërkim edhe për inceneratorin e Fierit apo të Elbasanit.

5 prej urdhër-arresteve janë caktuar masa sigurie “arrest shtëpie”, të cilat janë të pesta gra, ndërsa 10 të tjerët janë masa sigurie “arrest me burg”. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vazhdon të jetë i parkeshëm nga SPAK, teksa është lëshuar urdhër-arresti për Taulant Tushën, i cili mban postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës

Masa sigurie “arrest me burg” ka dhe për ish-ministrin Lefter Koka, i cili është dënuar për inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit, për ish-deputetin Alqi Bllako, i cili po ashtu është dënuar për inceneratorin e Fier, si dhe për dy biznesmenët Mirel Mërtili dhe Klodian Zoto, të cilët vazhdojnë të jenë ende në kërkim.

Masat

Lefter Koka- arrest në burg

Alqi Bllako– arrest në burg

Pëllumb Abeshi– arrest në burg

Mirel Mërtiri- arrest në burg

Klodian Zoto- arrest në burg

Erjon Murataj- arrest në burg

Bledar Karoli- arrest në burg

Alba Thoma- arrest shtëpie

Valbona Ballgjini– arrest shtëpie

Taulant Tusha– arrest në burg

Namik Simixhiu- arrest në burg

Sidita Kopliku– arrest shtëpie

Etleva Kondi– arrest shtëpie

Jetmir Llapaj– arrest në burg

Sidita Tola– arrest shtëpie

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME