Categories Lajme

Zbulohen pamjet e autorëve të antenatit në Laprakë, ja roli i personit të tretë

Janë publikuar pamjet e dy autorëve të vrasjes në Laprakë, pas kryerjes së krimit. Ata janë dy të rinj, që largohen me vrap pas atentatit. Një person i dyshuar si bashkëpunëtor në krim është vënë në pranga nga policia.

Këta dy të rinj janë autorët e dyshuar të vrasjes së 17-vjeçares Griselda Gjikola dhe plagosjes së shokut të saj Erjon Benga, mbrëmjen e 26 dhjetorit në zonën e Laprakës në Tiranë.

“Abc News” siguron pamje të kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi atentati, që tregojnë dy të rinjtë teksa largohen nga vendngjarja. Ndryshe nga sa u tha në fillim, autorët e dyshuar të vrasjes nuk kanë qenë të maskuar, por mbanin xhupa me kapuç.

Ata largohen me vrap dhe në fund të rrugicës mundohen të fshehin edhe armën e krimit. Ora shënon 18:11 minuta e së mërkurës. Dy autorët ishin të veshur me xhupa e me xhinse dhe sipas dëshmitarëve u ndihmuan edhe nga një person i tretë me automjet.

Më herët Policia e Tiranës ka ndaluar një person të dyshuar si bashkëpunëtor të autorit të atentatit në Laprake. Burime konfidenciale pohojnë se ai është Ronald Muzhaqi, por nuk saktësohet roli i tij në krim. Ai akuzohet për përkrahje të autorit të krimit.

Ndërkaq një 19 vjeçar nga Puka vazhdon ende të jetë në kërkim nga policia i dyshuari kryesor për vrasjen. Oficerët e policisë gjyqësore kanë ngritur dyshime se ky konflikt ishte vijim i një përplasjeje të ndodhur disa ditë më parë mes Erjon Bengës dhe dy personave të tjerë për shkak të ngacmimit të të dashurës së tij.  Mbi 20 persona janë shoqëruar në Komisariatin nr.3., si edhe në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, por pas marrjes në pyetje u lanë të lirë. /abcnews.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 60-vjeçari

Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U largua nga banesa dhe s’u kthye më, nëna denoncon zhdukjen e të birit

Një 31-vjeçar rezulton i humbur, ndërsa familjarët e tij kanë kërkuar ndihmën e policisë për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i 4 shqiptarëve në Boegrad që postuan foto me Shqipërinë etnike, Berisha: Lirojini ose opozita do të mbajë protesta para ambasadës serbe

Kreu i PD Sali Berisha në një konferencë me gazetarët nga selia e PD, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari i dehur kërcënon policët italianë pas sherrit në lokal, arrestohet!

Një 32-vjeçar shqiptar u arrestua për kërcënim dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik, pasi policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

65-vjeçari bie nga shkëmbi në Dibër, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Dibër, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi…

LEXO ME SHUME