Categories Showbiz

Zbulohen pikët e jurisë, tre anëtarët e huaj vlerësuan maksimalisht Elvana Gjatën, ja shqiptarja që i preu rrugën e “Eurosong”

Festivali i 58 i RTSH zgjodhi mbrëmjen e kaluar finalisten e këtij edicioni, që do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurosong”. Dy kandidatet më të forta për çmimin e madh, por edhe që patën një mbështetje të madhe nga publiku, ishin Arilena Ara me këngën “Shaj” dhe Elvana Gjata me këngën “Me Tana”. Fituese u shpall Arilena Ara, por ky ishte një zhgënjim për Elvana Gjatën dhe shumë ndjekës të festivalit, të cilët shijuan me emocion performancën e jashtëzakonshme të këngëtares.

Elvana Gjata u përfaqësua nga një këngë mjaft ritmike, të cilën e shoqëroi me një kërcim të koordinuar mirë në skenë, por që në fund juria vendosi të çojë në skenën e madhe të “Eurosong” Arilena Arën, edhe kjo e fundit me një vokacion mbresëlënës, por që vendi ynë mbeti sërish në rrjedhën e baladave. Por, kush e penalizoi Elvanën nga anëtarët e jurisë. “BalkanWeb” sjell më poshtë pikët, që secili anëtar i jurisë ka dhënë për 12 finalistët e Festivalit të 38, ku ajo që bie në sy është fakti se të tre anëtarët e huaj kanë vlerësuar me pikë maksimale Elvana Gjatën. Ndërkohë, anëtarja shqiptare, Rita Petro, i ka dhënë 8 pikë Elvanës, dhe ajo që ka “vulosur” fatin e saj në këtë edicion ka qenë Mikaela Minga, e cila i ka dhënë vetëm 2 pikë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME