Një amfib i sapo identifikuar është më i madhi në planet. Me një gjatësi 2 metra, salamandra gjigante e Kinës së Jugut është e rrezikuar në mënyrë kritike në të botën e egër. Shkencëtarët thanë se përpjekja për të ruajtur amfibin është e nevojshme për ta shpëtuar nga zhdukja.
Sipas analizave të ekzemplarëve eksistojntë tre specie që gjenden në pjesë të ndryshme të Kinës. Salamandra e Kinës së Jugut është më e madhja nga të tre, për të cilët studiuesit dyshojnë se është amfibi më i madh në botë i gjallë.
Por Samuel Turvey nga ZSL (Zoological Society of London) tha që rënia e numrit të tyre në natyrë ka qenë katastrofik. Salamandrat gjigante dikur gjendeshin në një zonë të madhe të Kinës qendrore, lindore dhe jugore. Por shfrytëzimi i tepërt është rritur gjatë dekadave të fundit për të furnizuar tregun vendas.