Categories Lajme

Zbulohet biznesi në Tiranë i “Princit” të “Ndraghetës”/ I dhuroi shqiptarit 50% të aksioneve

Personi që njihej brenda klanit mafioz “Ndragheta” me nofkën “Princi”, rezulton të ketë hapur biznes në Shqipëri qysh prej vitit 2017. Duke ju referuar ekstraktit të QKR-së në Shqipëri, rezulton se Antonio Gallo ose (Princi), ishte aksioner në kompaninë “Gallo Albania”. Biznesi është hapur në 5 maj 2017 dhe se Gallo është aksioner me 50 për qind, të kapitalit të kësaj kompanie konfeksioni, ndërsa gjysmën tjetër e zotëron ortaku i italianit, shqiptari Henrik Baçi. Mësohet se se fillimisht italiani ka qënë aksioner i vetëm së bashku me shtetasin Italian, Saverio Brutto, ku emri fillestar i biznesit në Shqipëri, ishte “GALLO Antifortunictica & Abbigliamento da lavoro”.

Por në Maj 2018, dy biznesmenët italianë Gallo dhe Brutto, kryejnë një lëvizje të çuditshme, duke firmosur një kontratë noteriale për dhurimin e 50 për qind të aksioneve një shqiptari me emrin, Henrik Baçi. D hurimi i kapitalit të kësaj kompanie është kryer pa asnjë kusht dhe kundërshpërblim, dhe se që prej vitit 2018, ku kompania me zyra qëndrore në zemër të zonës së ish-Bllokut në Tiranë, vijon të jetë aktive./Ora news

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME