Categories Lajme

Zbulohet çfarë ndodhi në Porto Palermo mes familjes së miliarderit spanjoll dhe Mihal Kokëdhimës

Ngjarja e 15 gushtit në Porto Palermo, ku Mihal Kokëdhima, pronar i një resorti ndërtuar pa leje në plazh dhe që sot u shemb nga IKMT, sulmoi familjen e miliarderit spanjoll, Eugenio Galdon, ka bërë bujë jo vetëm në Shqipëri, por edhe përtej kufirit. Ngjarja u zbulua se ishte në kufijtë e çmendurisë, kur Report Tv publikoi një video ekskluzive, teksa Mihal Kokëdhima, kushëri i ish-deputetit Koço Kokëdhima, ishte hedhur mbi kofanon e furgonit me të cilin turistët u larguan nga restoranti “Panorma”, dhe i kërcënonte duke thyer xhamin e përparmë. Mbi 3 kilometra rrugë në kushte të tilla, që terrorizuan familjen spanjolle pas incidenteve të nisura në restorant në lidhje me porosinë që ata kishin dhënë. Kokëdhima, i cili ndodhet aktualisht në burg, tha se nuk i sulmoi turistët, dhe se ata donin të largoheshin pa paguar.

Por asgjë më shumë nuk ishte mësuar mbi atë se cfarë kishte ndodhur realisht në restorant. Familja, që në këtë udhëtim shoqërohej nga dy shqiptarë, shoferi i furgonit dhe një tjetër shqiptar për guidën, rezultoi të ishte një nga familjet më të pasura. Galdon është një nga 200 njerëzit më të pasur në Spanjë, themelues i kompanisë ‘ONO’, që iu shit Vodafone për 7.2 miliardë euro, si dhe ka mbajtur edhe poste të tjera shumë të larta në administratën spanjolle, që do të thotë, se për ta nuk ka qenë aspak problem të paguanin një faturë, sado e lartë të ketë qenë ajo.

Sot, Report Tv mëson se gjithçka ka nisur për porosinë që turistët kanë dhënë. Ata kanë porositur 5 peshq, ndërkohë që nga restoranti është këmbëngulur t’i sillen 7 të tillë, duke thënë se ky është numri i peshqve që ata kërkuan. Kamerierët kanë njoftuar edhe Mihal Kokëdhimën, i cili e përgatiste vetë peshkun në kuzhinë. Ai ka dalë me shpejtësi duke i shkuar i irrituar turistëve në tryezën e tyre, së bashku me zgarën me 7 peshq duke ja përplasur në tavolinë. Turistët janë ndjerë të fyer nga ky veprim, dhe pas debateve dhe sulmeve edhe fizike që kanë marrë nga pronari, kanë vendosur të largohen. Por siç edhe video në Report Tv dëshmoi, Kokëdhima i ka ndjekur nga pas duke ju hedhur mbi makinë.

Të shumtë ishin turistët, si shqiptarë, por edhe të huaj, që pas videos u shprehën se të tilla situata i kishin përjetuar edhe vetë ata. Në restorantin e Kokëdhimës të ofrohej çfarë ai dëshironte. Të sillte edhe verë pa e kërkuar, ndërkohë që cmimet ishin të kripura. Por sulmet kanë qenë të shumta edhe ndaj tyre. Një grua që e ka hedhur nga shezloni, dhe të tjerë që i kërcënonte me thikë.

Restoranti Panorma i ndërtuar në një nga zonat më të bukura bregdetare në Shqipëri, në Porto Palermo të Himarës, rezultoi të ishte pa leje, dhe se Kokëdhima ja kishte hedhur në gjithë këto vite (ndërtuar para vitit 2012), përmes futjes në procedurë legalizimi. Mihal Kokëdhima, 51 vjeç rezultoi të ishte një person me precedentë penalë, për vjedhje energjie dhe ndërtim pa leje. Por asnjëherë i arrestuar dhe pa asnjë ditë burg: Vetëm 18 muaj shërbim prove për këto vepra penale që qytetarë të zakonshëm janë arrestuar dhe kanë bërë burg.

Zgara e peshkut me të cilën i është drejtuar Kokëdhima turistëve spanjollë e cila ka mbetur edhe pas shembjes së resortit nga IKMT

Mihal Kokëdhima

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kinë, kopshti zoologjik kritika pasi u zbulua se lyente qentë për t’i bërë të dukeshin si arinj panda

KINE Një kopsht zoologjik në Kinë po përballet me një sërë reagimesh pasi u zbulua…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbi 2 milionë euro, mijëra dollarë dhe paund të padeklaruara në kufi u sekuestruan në 2023 në Shqipëri

Rastet e mosdeklarimit të vlerave monetare u dyfishuan në vitin 2023 dhe po kështu edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hoqi nga vendi i aksidentit makinën e vajzës dhe fshehu provat, arrestohet inspektori i policisë në Gjirokastër

Një inspektor policie është vënë nën arrest shtëpiak me urdhër të prokurorisë së Gjirokastrës. Th.M…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthimi me dy viktima në Lushnjë/ Deputeti Bujar Çela i punësoi vetë njerëzit, zbardhen rrëfimet e familjarëve

Dy muaj nga tragjedia në biznesin e  deputetit socialist Bujar Çela, ku humbën jetën Roland…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fundi i botes\ Nipi e goditi me thikë dajën pasi refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Fushë Kosovë dhe po cilësohet si “Vrasje…

LEXO ME SHUME