Categories Teknologji

Zbulohet çfarë u ndodh astronautëve kur janë në hapësirë

Astronautët përjetojnë mpiksje gjaku në momentin kur ata janë në hapësirë.  NASA ka kryer një studim të hollësishëm për këtë fakt, pjesë e të cilit ishin 9 burra dhe 2 gra me moshë mesatare 46 vjeç. Falë pikëpyetjeve të ngritura, u konstatua se 250 milje larg planetit tonë, mundësitë për mpiksjen e gjakut nuk mungojnë.

Nga hulumtimet e bëra u arrit në përfundimin se disa persona përjetonin rrjedhje të gjakut në drejtim të kundërt, disa mpiksje të pjesshme të gjakut dhe disa të tjerë mpiksje të plotë. Këto ndryshime u analizuan për 6 muaj radhazi, mision i cili u bazua tek ultratingujt e vendosur në venat e astronautëve, në bashkëpunim me shkencëtarë dhe radiologë në Tokë që konfirmonin gjetjet. Një rrezik i tillë nuk ishte vënë re kurrë më parë, ndaj menjëherë ka filluar puna për trajtimin e simptomave të mundshme. Hapi i parë për parandalimin e mpiksjes është hollimi i gjakut për të paktën 3 muaj, si dhe kujdesi mjekësor i vazhdueshëm.

Injeksionet me ilaç antikoagulant mund të bëhen në hapësirë, edhe pse në sasi të vogla. Në stacionin hapësinor, një farmaci e improvizuar ka 20 shishe me 300 mg hollues gjaku. Shiringat, si furnizimet e tjera, janë të kufizuara dhe graviteti zero ka një efekt në lëngjet pasi ato tërhiqen nga konteinerët. Gjetje të tilla tregojnë se organizmi i njeriut vazhdon të ofrojë surpriza kur zhvendoset në hapësirë. Ky fakt për mjekët nënkupton se nuk është mësuar çdo gjë në lidhje me mjekësinë dhe fiziologjinë hapësinore. Kështu, nuk dihet saktësisht se çdo të ndodhë me astronautët gjatë misioneve të tjera, të projektuara me kohë më të gjatë, në Hënë dhe në Mars. Klan Plus

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME