Ngjyra e perëndimit të diellit është e para e Universit. 380 mijë vjet pas shpërthimit të madh, ose Bing Bang, ishte e kuqja në portokalli që u shfaq dhe u përhap në kozmos. Sipas shkencëtarëve, të cilët nëpërmjet simulimeve hedhin këtë hipotezë, para Bing Bang nuk ekzistonte asgjë, as ngjyra e zezë dhe asnjë tjetër, pasi ende nuk ekzistonin fotonet që u krijuan pas shpërthimit.
Madje këto fotone, ende sot arrijnë të dallohen nga radioteleskopë e satelitë, pas rreth 13 miliardë vitesh udhëtim. Informacioni që transportojnë është radiacioni kozmik fillestar. Gjithsesi në këtë mënyrë mund të mbërrihet tek përcaktimi i intensitetit të tij, me një ngjyrë të ndritshme të përafërt me atë të flakës.
Kur një objekt është shumë i nxehtë lëshon dritë të vetën dhe ngjyra lidhet ngushtë më temperaturë. Sa më e lartë të jetë ajo aq më i lartë është radiacioni dhe drita që spostohet drejt ngjyrës blu. Dhe 380 mijë vjet pas Bing Bang, kur u krijuan fotonet e para, temperatura e universit ishte rreth 3 mijë gradë Celcius, që korrespondon pikërisht me ngjyrën e të kuqes flakë.Klan Plus