Categories Lajme

Zbulohet dokumenti/ Çudia shqiptare, gjyqtarit që i ‘fali’ burgun përjetë Dritan Dajtit ia bëri eurot djali me perime

Gjykata Speciale kundër Korrupsionit rrëzoi kërkesen e prokurorisë  të liruar nga akuzat 3 gjyqtarët e Dritan Dajtit; Skendër Damini, Aleks Nikolli dhe Petrit Aliaj. Kujtojmë se këta tre 3 gjyqtarë i hoqën Dritan Dajtit burgimin e përjetshëm dhe e dënuan me 25 vite burgim. Abcnews.al ka arritur të sigurojë dokumentin që është paraqitur sot në gjykatë, ku kërkohet të pushohet hetimi ndaj gjyqtarëve pasi nuk ka elementë të vepres penale si dhe ti kthehet shuma prej 17 mijë eurosh, gjyqtarit Skender Damini.

Vendimin e prokurorisë për të pushuar hetimet e kanë firmosur prokurorët, Donika Prela dhe Klodian Braho më 8 Nëntor 2019. Në dokumentin e siguruar nga Abc Neës ndër të tjera thuhet se gjyqtari Skender Damini i ka plotësisht të siguruara 17 mijë eurot që iu gjetën cash në sirtar gjatë kontrollit policor. Prokurorët i kërkojnë Gjykatës Speciale që këto para ti kthehen Daminit, pasi i përkasin djalit të tij i cili ka një ferme në Lushnje.

“Gjatë hetimet pasuror ka rezultuar se Lisien Damini, djali i gjyqtarit Skender Daminit është regjistruar në 2018 si subjekt tregtar në Fier. Në fshatin Zhamë të Lushnjes, ai ka marrë me qira 21 mijë metra katrorë tokë dhe prodhon perime. Kësisoj Lisien i justifikon plotësisht paratë e gjetura në banesë, përmes faturave”, thuhet në vendimin e prokurorëve për të pushuar ccështjen ndaj gjyqtarëve.

“Ndërsa shuma e gjetur në banesën e shtetast Petrit Aliaj është e vogël dhe justifkohet me burime të ligjshme”, thuhet më tej në dokumentin e prokurorisë. Kësisoj ndjekja penale nuk mund të vazhdojë për shtetasit Skender Damini, Aleks Nikolli dhe Petrit Aliaj, pasi nuk janë gjetur elementë të veprës penale, thuhet në vendimin e ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda, tashmë me emrin SPAK./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME