Shkaktoi valë reagimesh lajmi për “vdek jen” e diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Duket se diçka e tillë ka qenë e inskenuar për një arsye të vetme: për të zbuluar tradhëtarët e tij të brendshëm.Pasi u zhduk nga jeta publike për 20 ditë, diktatori u shfaq në fundjavë në përurimin e një fabrike fertilizuesish.
Spekulimet mbi shëndetin e 36-vjeçarit ishin të shumta, ndërsa të gjitha silleshin rreth faktit se ai ishte ‘shuar’. Gazetari austrialian James Morrou thotë se inskenimi i shuarjes së diktatorit ishte një provë për të parë sesi do të reagonte elita e Penianit. Ai shton se kjo do të zbulonte “tradhtarët” mes rrethit të tij, një lëvizje që e gjejmë të gatshme në manualin e udhëheqjes së Joseph Stalin.
Një numër zëvendësimesh të mundshme përmendeshin në rast vde kjeje të Kim, duke përfshirë dhe motrën e tij Kim Yo-jong. Tashmë James parashikon se Kim do të ashpërsojë më shumë dorën e tij kundër disidentëve. “Besoj se shumë shpejt do të ketë spastrime në Korenë e Veriut,” shton ai.