Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqet një punonjës policie që ka shkelur rëndë Kodin e Etikës dhe Rregulloren e Policisë së Shtetit, duke cenuar imazhin e Policisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Poli cinë e Shtetit dhe Drejtorinë Vendore të Poli cisë Tiranë për të filluar menjëherë hetimin disiplinor.
Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe DVP Tiranë, pas verifikimeve të kryera dhe hetimit të bërë, identifikuan punonjësin e Po licisë, i cili është shtetasi M. K., punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 3. Për këtë punonjës u bë pezullimi nga detyra dhe u mor masa e përjashtimit nga Pol icia e Shtetit, për shkelje të rëndë të Rregullores së Policisë së Shtetit.
Polic ia e Shtetit dënon ashpër veprime të tilla që cenojnë imazhin e Poli cisë tek qytetarët dhe fton cilindo që të denoncojë çdo rast të cenimit të figurës së punonjësve të Po licisë apo të abuzimit me detyrën, duke u garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.