Categories Lajme

Zbulohet mesazhi i fortë i SHBA për qeverinë shqiptare: Sigurohuni që letrat që shkruani…

Nje thirrje e forte vjen nga zyrtarja e SHBA-ve në Shqipëri, Leyla Moses-Ones.

Ajo ka dhene disa mesazhe me rendesi kur e vuri theksin tek ligji, duke thënë se duhet të kapërcehet hendeku midis asaj që shkruhet në letër dhe çfarë ekziston në të vërtetë, kur vjen fjala tek personat me aftësi të kufizuara.

“Dhe ndërsa është arritur shumë, mbetet ende shumë hapësirë për përmirësim. Ligji duhet të kapërcejë hendekun midis asaj që ekziston në letër dhe çfarë ekziston në të vërtetë dhe që ndikon jetët e njerëzve. Thënë troç: asnjë nga këto nuk ka rëndësi përveç nëse praktika përputhet me politikat në mënyrë që realiteti i përditshëm i personave me aftësi të kufizuara të ndryshohet përgjithmonë”, tha Ones.

Më tej e ngarkuara me punë e SHBA-ve i bëri thirrje qeverisë që të mbrojë të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, duke tejkaluar linjat partiake, si dhe t’u sigurohen mundësi punësimi.

“Së pari, i bëj thirrje Qeverisë së Shqipërisë të sigurohet që legjislacioni i duhur të jetë i shkruar dhe i zbatueshëm. Mbrojtja e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara është një përpjekje që duhet të tejkalojë linjat partiake dhe të bashkojë zyrtarët në një kauzë të përbashkët. Aftësia e kufizuar nuk diskriminon në bazë të përkatësisë politike dhe këtë nuk duhet ta bëjnë as ligjbërësit apo ligj zbatuesit: kjo është një çështje që i prek të gjithë.

Së dyti, ju bëj thirrje si individë të siguroheni që personave me aftësi të kufizuar t’iu jepen të njëjtat mundësi – në punë ose në kohën e lirë – si pjesa tjetër e shoqërisë. Jini proaktivë – shqyrtoni si mund t’i bëni bizneset dhe vendet tuaja të punës më të aksesueshme për njerëzit me aftësi të kufizuara. Mendoni se si praktikat tuaja të punësimit mund të përshtaten për t’iu dhënë personave me aftësi të kufizuara mundësi të barabarta për punësim dhe mundësi të barabarta për t’u trajnuar, për të mësuar dhe për të kontribuar në përparimin e Shqipërisë”, përfundoi Leyla Moses-Ones.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME