Categories Lajme

Zbulohet në Tiranë magazina plot me fishekzjarre

2 të rinj ranë në prangat e policisë së Tiranës, pasi në magazinën e tyre në rrugën “5 Maji” u zbuluan mijëra fishekzjarre. Irdi Kaca dhe Ersion Skënderi e administronin këtë biznes së bashku dhe malli i gjetur sipas policisë ishte futur kontrabandë.

“Si rezultat i veprimeve intensive të shërbimeve të Policisë, të mbështetura nga inteligjenca informative dhe të kryera në zbatim të planit të posaçëm operacional, të hartuar nga DPPSH-ja, pas nënshkrimit të udhëzimit të përbashkët të 3 ministrave, me objekt ndalimin e zhurmave në zonat e banuara dhe për garantimin e përdorimit të lëndëve piroteknike, konform ligjeve në fuqi, është zbuluar një magazinë, në rrugën “5 Maji”, Tiranë, ku mbaheshin qindra koli me fishekzjarre, të dyshuara të futura kontrabandë në vendin tonë, me qëllim shitjen.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë, në këtë ambient, janë kapur në flagrancë dhe janë arrestuar bashkë-administratorët e këtij biznesi, Irdi Kaca 22 vjeç dhe Ersion Skënderi 20 vjeç, të dy banues në Tiranë. Në magazinë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 391 koli me mijëra fishekzjarre të kalibrave të ndryshme”, thuhet në një njoftim për mediat.

Policia e Shtetit apelon të gjithë qytetarët që të mos përdorin lëndë piroteknike, në kundërshtim me rregullat dhe me kriteret e përcaktuara në aktet në fuqi, pasi do të ndëshkohen konform ligjit.

Për rastin në fjalë reagoi edhe Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili u shpreh se keqpërdorimi i lëndëve piroteknike solli nevojën e një riorganizimi më të mirë të punës, për të parandaluar përdorimin e tyre në kundërshtim me ligjin.

“Makthi i banorëve për keqpërdorimin e lëndëve piroteknike solli nevojën e një riorganizimi më të mirë të punës së Policisë, në bashkëpunim me institucionet e tjera, për të parandaluar dhe goditur rastet e përdorimit të lëndëve piroteknike, në kundërshtim me ligjin. Afrimi i festave të fundvitit e bën më të domosdoshëm intensifikimin e masave të Policisë, në këtë drejtim.

Përgëzoj Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Policisë së Shtetit, për zbulimin dhe sekuestrimin e qindra kolive me fishekzjarre dhe kërkoj nga strukturat e Policisë së Shtetit, në të gjithë vendin, të intensifikojnë kontrollet duke filluar që nga pikat e kalimit kufitar e duke i vijuar ato, në magazina, dyqane, markete dhe kudo”, tha Balla./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ tre makina përplasen, njëri prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur

Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

Sipërmarrësi kroat Mate Rimac ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin kur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri shkrumbon banesën, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët në Fier

Shtëpia e familjes Llambro në Hoxharë të Fierit është shkrumbuar pas një zjarri që ra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Stravaj të Librazhdit, Benz-i përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë tij gjendet një pistoletë

Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër Një aksident i…

LEXO ME SHUME