Sipas informacionit të mësuar brenda seksionit të Anti-Krimit Ekonomiko-Financar në Policinë e Shtetit, disa dosje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me një skandal të panjohur në Bankësn e Shqipërisë. Pamfleti ka mësuar mbi një rast korruptiv të vitit 2013, kohë në të cilën Bankën e Shqipërisë e drejtonte Ardian Fullani.
Në punë e sipër me dosjen “Fullani”, për “skanimin” e praktikave dhe letrave; të vjedhjes 7.3 milionë USD; për 30 milionë USD të blerjes së Hotel “Dajti” dhe 9 miliardë euro e 11 miliardë USD transaksione (lavatriçe), bërë nëpërmjet 4 fondacioneve bankare, të licensuar nga Fullani, Sejko, Malaj, Angjeli, Bode, Cani e Ahmetaj; hetuesit kanë zbuluar edhe një “çudi” financiare, të bërë nga ish-Guvernatori në vitin 2013.
Sipas regjistrit të shpenzimeve dhe Raportit Vjetor-2013, të Bankës së Shtetit, në datën 27 maj 2013 (10 ditë para mbylljes së shkollës), Guvernatori Ardian Fullani, ka sajuar dhe financiuar “Projektin pilot: “Edukimi bankar i nxënësve 7-14 vjeçar”, me literaturë metodike mësimore, 1 libër me 7 përrallëza.
Mos u çuditni, por sipas dokumenteve zyrtare, të firmosura nga Ardian Fullani dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, Dhori Kule, Petraq Milo, Adrian Civici, Ermelinda Meksi e Elisabeta Gjoni; Banka e Shqipërisë, , ka paguar 812 milionë lekë,për botimin e librit mësimor bankar, me titull: – “Derrkuci Çufo, mëson të kursejë”, me autor shkrimtarin Gaqo Bushaka, dajo i gruas së Ardian Fullanit.

