Categories Lajme

Zbulohet platforma e studentëve, çfarë kërkohet nga qeveria ”fije për pe”

Studentët që prej më shumë se një muaji kanë dalë në protestë kanë dhe po bojkotojnë mësimin, sot kanë publikuar dhe platformën e tyre me kërkesat drejtuar qeverisë.

Ata kanë bërë të ditura dhe një herë kërkesat e tyre, por kanë shtuar edhe disa kërkesa të tjera si dhe kanë vendosur afate për plotësimin e tyre.

Po ashtu bëjnë me dije se “Çdo grup pune nga studentët që do të ngrihet do të jetë me votë legjitime nga pjesëmarrja e minimalisht 70% e studentëve për Fakultet! Dhe nuk do pranohet asnjë student qe mund të jetë jashtë institucioneve përkatëse të arsimit të lartë. Cdo pjestar i çdo grupi pune, është i detyruar të largohet nga strukturat politike dhe jopolitike në rast se zgjidhet në një grup pune studentor”.

KËRKESAT EKZISTUESE

Rritja e buxhetit të arsimit në 5% të GDP, me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësimin e infrastrukturës dhe mësimdhënies (universitete dhe konvikte).

Transparencë me buxhetin nga Ministria e Arsimit dhe IAL-ve, publikimi të gjitha shpenzimeve online.

Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekanë, rektorë dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik.

Rishikimi i titujve akademikë dhe verifikimi i teksteve mësimore.

Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillat Studentore, ligji i arsimit të lartë, pika 2 kërkojmë që bordi i administrimit të IAL-eve të ketë numër të barabartë votash si nga MAS dhe IAL-t si edhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e studentit brenda vitit akademik 2018 – 2019.

Ndërtimi i bibliotekave me standarte Europiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe.

Vlerësimi i performancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikimi i tij online dhe regjistrimi i leksioneve.

KËRKESAT E REJA

Të zbatohen ligjet për individët: “Për statusin e të verbrit”, “Për statusin e jetimit”, “Për statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik” etj. Të cilët duhet të kenë lehtësira për pagesën e tarifës vjetore.

Te pyeten dhe të konsultohet me student të cilet kanë këtë status për çdo moszbatim të ligjit dhe ndryshime të tij.

Të merren në konsiderate çdo sygjerim i studentëve me statusin, “Për statusin e të verbrit”, “Për statusin e jetimit”, “Për statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik” etj.

PLATFORMA E INTEGRUAR E KESHILLAVE STUDENTORE PER UNIVERSITETIN

Drejtuar:         Kuvendit të Shqipërisë

Kryeministrit të Shqipërisë, Z. Edi Rama

Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Znj. Besa Shahini

Universiteteve publike (UT, UPT, UBT, UMT, UA, UST, USHLG, UAMD, UGJEÇ, UV, UE, UK)

Lënda: Platforma e zgjeruar per realizimin e 8 kerkesave te studenteve.

Synimet kryesore te levizjes studentore jane Shfuqizimi i “Ligjit te Arsimit te Larte” dhe rritja e menjehershme e investimeve ne arsimin e larte, duke rritur peshen qe ze ne PBB.

Ligji aktual i Arsimit te Larte duhet te shfuqizohet menjehere pasi:

Krijon nje pabarazi te theksuar ne mundesite per te ndjekur arsimin e larte, duke e kthyer kete te fundit ne privilegj dhe jo ne te drejte kushtetuese per te gjithe qytetaret pavaresisht races, etnise, perkatesise fetare apo statusit social.

Kufizon autonomine universitare ne kundershtim me parimin e lirise akademike te vendosur ne Nenin 57 te Kushtetutes.

Minimizon deri ne zerim te plote, rolin e studenteve ne jeten akademike, administrative dhe financiare te universiteteve.

Ajo cfare ka ofruar Kryeministri Rama ne lidhje me kerkesat e studenteve eshte absolutisht jo serioze dhe paketa e tij per zgjidhje, nuk ben gje tjeter vetem se thellon edhe me tej situaten e krizes ne arsimin e larte si dhe krijon konfuzion te metejshem tek studentet. Me ne detaje po japim me poshte nje pasqyrim te plote te 8 kerkesave te studenteve dhe te pseudo zgjidhjes se ofruar nga Kryeministri.

KËRKESA E PARË E STUDENTËVE

Rritja e buxhetit të arsimit në 5% të GDP, me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësimin e infrastrukturës dhe mësimdhënies (universitete dhe konvikte).

Çfarë përfshin Pakti për Universitetin sipas Kryeminstrit

Tarifat të paguhen nga qeveria nga 100% deri në 50% me shkallëzim.
●100% për studentët me mesatare 9 deri në 10, për studentët nga familje në ndihmë ekonomike, si edhe për të verbërit dhe studentët paraplegjikë e tetraplegjikë. Këto dy kategori mund të kenë edhe një bursë prej 10,000 lekë.
● 75% për studentët me mesatare 8 deri në 9
● 50% për studentët me mesatare 6 deri në 8(50% po ashtu me mesatare më të ulët se sa 6, por deri në fundvitin akademik 2018-2019. Kjo bëhet për një mundësi të barabartë në një start të ri dhe për këtë arsye asnjë student, pavarësisht mesatares, nuk do të paguajë më shumë se sa 50% të tarifës deri në vitin e ardhshëm akademik).

Çfarë kërkojnë studentët:

Skema e shkallëzimit meritokratik do të zbatohet si për ciklin e parë dhe të dytë të studimeve universitare.

Grantin për universitetet për përgjysmimin e tarifës së studimit në çdo nivel studimi (bachelor dhe master), duke mos cënuar qëndrueshmërinë financiare të universiteteve.

Rritja e buxhetit për arsimin në 5% të GDP.

Citojmë: Synimi është që financimi publik për arsimin të arrijë në nivelin e 5% e PBB me qëllim që të sigurohet arsim cilësor për çdo fëmijë, pavarësisht origjinës, rrethanave familjare, apo gjendjes ekonomike. ”Aktualisht vetem 0.5% e buxhetit per arsimin i dedikohet Arsimit të Lartë” Është e njohur shprehja “Më thuaj si është arsimi sot, të të them sesi do të jetë e ardhmja e e një vendi nesër”.

Qeveria duhet të miratojë rritjen e buxhetit dhe të hapë fonde për përmirësimin e kushteve në Universitet.

Në VKM Nr. 778, datë 26.12.2018, ku është ndryshuar vendimi nr. 288, datë 21.5.2018 pika 1, me qëllimin përgjysmimin e tarifave, studentët kërkojnë që ky vendim të jetë dhe për ciklin e dytë të studimeve Master por të mos bëhet me VKM por me ndryshimin e ligjit të Arsimit të Lartë (KM arriti të hiqte VKM 288 pika 4 brënda ditës dhe në këtë mënyrë mund ta anullojë dhe këtë VKM shumë thjeshtë).

Rritja e buxhetit për IAL-të publike në masën 25% + shtesën e duhur në buxhet për të subvencionuar tarifat në masën 50% për të gjithë studentët.

Sa i takon përmirësimit të kushteve të jetesës së studentëve, Kryeministri, propozon:“Në Aktin Normativ të buxhetit 2018 që pritet të miratohet së shpejti, janë parashikuar rreth 300 milionë lekë shtesë për kryerjen e investimeve në infrastrukturën e konvikteve për vitin 2019. Nëpërmjet një financimi total prej 16.8 milionë euro si më sipër, dhënë nga Qeveria Gjermane, do të mundësohet rehabilitimi i një numri maksimal prej 13 godinash të rezidencave studentore universitare në Tiranë (nga 37 godina që përllogariten të jenë në total në qytetin e Tiranës). Afati i realizimit: Brenda një periudhe 3-vjecare për ndërhyrje në rikonstruksione.”

Koment: Me zgjidhjen e propozuar nga Kryeministri, kemi thjesht një arnim dhe jo një paketë ambicioze për sigurimin e kushteve bashkëkohore të jetesës dhe studimit të studentëve. Qeveria nuk ka ndërmend as për këtë mandat të ngrejë apo të fillojë punimet për një kampus universitar, së paku për atë të Tiranës, ku pak ditë më parë premtoi se eshtë gati projekti dhe pritet vetëm financimi.

Afati i realizimit:
Brenda ketij viti te rritet buxheti ne 5%.

Pergjysmimi i tarifave te ciklit Bachelor dhe Master te zbatohet brenda muajit Janar.

KËRKESA E DYTË E STUDENTËVE

Transparencë me buxhetin nga Ministria e Arsimit dhe IAL-ve, publikimi të gjitha shpenzimeve online.

Çfarë përfshin Pakti për Universitetin sipas Kryeminstrit

Të krijohet një faqe online, ku të publikohen të gjitha buxhetet dhe shpenzimet e Ministrisë së Arsimit, Sportit e Rinisë dhe çdo IAL-i publik. Faqja të shërbejë edhe si një platformë, për ekspozimin e akteve të korrupsionit apo të shkeljeve të çdo lloji në universitet.Afati i zbatimit: Janar 2019

Çfarë kërkojnë studentët:

Me VKM nr. 781, datë 26.12.2018 u vendos të krijohej Qëndra Ndërinstitucionale e Rrjetit Akademik Shqiptar ku:

Portali të jetë i aksesueshëm nga të gjithë dhe në të të publikohen on-line:
Të dhëna të detajuara mbi të ardhurat dhe shpenzimet financiare të çdo institucioni të arsimit të lartë:

Duke filluar nga viti buxhetor 2019, bordi i administrimit të institucionit të arsimit të lartë, nëpërmjet administratorit, të përcjellë çdo tre muaj, për publikim, të dhënat e detajuara mbi të ardhurat dhe shpenzimet financiare sipas përcaktimit të kësaj shkronje.

Të dhëna për buxhetin afatmesëm (PBA), buxhetin vjetor, grantin nga buxheti i shtetit dhe të ardhurat e tjera, të gjitha shpenzimet operative, shpenzimet për kërkim shkencor dhe shpenzimet kapitale të çdo institucioni publik të arsimit të lartë;

Informacion për procedurat e prokurimit publik (parashikim/realizim) apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat;

Vendimet e bordit, të senatit dhe organeve të tjera drejtuese/vendimmarrëse;

Kuotat e parashikuara për çdo vit akademik;

Instrumentet dhe programet e shkëmbimit studentor dhe procedurat përkatëse;

Instrumentet e financimit të studimeve dhe procedurat përkatëse (bursat publike dhe ato specifike për çdo universitet);

Marrëveshjet dy-apo shumëpalëshe në nivel universitetesh;

Të dhënat për bursat dhe stimujt financiarë të ofruara nga shteti për studentët;

CV-të e pedagogëve;

Mekanizmat dhe procedurat për bërjen e kërkesave dhe paraqitjen e ankesave në lidhje me veprimet ose mosveprimet e drejtuesve/organeve drejtuese të institucioneve të arsimit të lartë, procedurën, nëpërmjet së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të institucionit të arsimit të lartë.

Problemi qëndron se: në portalin e krijuar rash.al ende nuk është hartuar asgjë konkrete, pjesë e asamblesë janë të gjithë rektorët e universiteteve si dhe Ministri i Arsimit Sportit dhe Rinisë.

Studentët kërkojnë qe të kenë një përfaqësi në bordin e faqes online dhe studentë të zgjedhur legjitimisht nga cdo universitet.

Afati i realizimit:
Janar 2019

KËRKESA E TRETË E STUDENTËVE

Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekanë, rektorë dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik

Çfarë përfshin Pakti për Universitetin sipas Kryeminstrit

Çdokush që ka njohuri për një praktikë ndërkombëtare, ku pesha e votës së studentëve në zgjedhjet në universitet është siç kërkohet në këtë pikë, është i lutur ta bëjë publike. Momentalisht po punohet për ta adresuar këtë pikë, duke parë me detaje çështjen e përfaqësimit të studentëve në vendimmarrje, sipas praktikave më të mira ndërkombëtare.Afati i vendimit: Janar 2019

Çfarë kërkojnë studentët:

Përfaqësimi i studentëve në Bordet Administrative dhe rritja e peshës së tyre në zgjedhjen e organeve drejtuese në Universitet. KM Rama sfidoi studentët të japin një model. Ne po i tregojmë Kryeministrit se:

University of Oslo:

The votes are counted separately for each group and are weighted as follows:

Scientific staff: 53 %

Administrative staff: 22 %

Students: 25 %

The election is conducted electronically.

University of Barcelona

Universiteti I Barcelonës ka peshën e votës studentore për zgjedhjen e Rektorit 30%

(http://www.ub.edu/eleccionsrectorat2016/)

PDI permanent doctor (51%)

Other PDI (9%)

Students (30%)

PAS (Administrata) (10%)

Rritja e peshës së votës së studentëve në 50% për zgjedhjen e titullareve të universitetit/fakultetit.

Perfaqësimi i drejtë në senatin akademik ku studentetët të kenë përfaqësues në varësi të numrit të studentëve për çdo fakultet.

Dhe sa shëmbuj të tjerë duhen për të bindur Kryeministrin që studentët mund të bëjnë me shumë kërkime dhe rezultate më konkrete se Qeveria për realizimin e 8 pikave!

Afati i realizimit:
Janar 2019

KËRKESA E KATËRT E STUDENTËVE

Rishikimi i titujve akademikë dhe verifikimi i teksteve mësimore.

Çfarë përfshin Pakti për Universitetin sipas Kryeminstrit

Transparenca e titujve shkencorë është aktualisht një detyrim ligjor i Universitetit.

Sidoqoftë po punohet për një propozim konkret si më poshtë, që meriton të diskutohet.
● Biblioteka Kombëtare të ngrejë një portal të unifikuar, ku të hidhen të gjitha doktoraturat.
Të digjitalizohen doktoraturat që janë në letër (hardcopy). Kontrolli i tyre të kryhet nëpërmjet një software-i të posaçëm dhe të gjitha rastet e dyshuara t’i kthehen Komisioneve të Posaçme Universitare për rivlerësim.
● Ministria e Arsimit, Sportit e Rinisë nga ana e saj, të nisë Verifikimin e Kritereve të Ligjshmërisë për titujt akademikë.

Afati i fillimit të zbatimit: Mars 2019
Çfarë kërkojnë studentët:

MASR dhe RASH, te bejne kontrollin për antiplagjiaturën. Ku është gjendur ky model? Ku e ka të shkruar RASH që vepron si një organizëm plagjiaturë? Pse nuk i jepet në dorë IAL-ve ta bëjnë dhe shteti t’i ndihmojë me softin dhe mbështetje logjistike?

Faqja rash.al momentalisht është tërësisht e boshatisur, dhe tek https://rash.al/sq/rreth-nesh/asamble_anetaresi/ mund të shikojmë që antarët kryesorë janë ministria dhe Rektoret.

Si mund të realizohet kjo kërkesë:

Rishikimi i ligjshmërisë të titujve akademike, rishikimi i revistave ku janë botuar punimet akademike.

Rishikimi i të gjitha gradave shkencore.

Rishikimi i teksteve akademike të publikuara.

Verifikimi i kriterit të mesatares për çdo pedagog + listë notash.

Çdo Lektor, Përgjegjësit e Departamentëve, Dekanët, Rektorët duhet të deklarojnë publikisht punimet e tyre.

Afati i realizimit:
Të filloj brenda muajt Shkurt 2019

KËRKESA E PESTË E STUDENTËVE

Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillat Studentore, ligji i arsimit të lartë, pika 2 kërkojmë që bordi i administrimit të IAL-eve të ketë numër të barabartë votash si nga MAS dhe IAL-t si edhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

Çfarë përfshin Pakti për Universitetin sipas Kryeminstrit

Qeveria të shkarkojë të gjithë anëtarët e bordeve të emëruar nga MASR. Anëtarët e rinj të emërohen nëpërmjet një procesi të hapur, ku figura publike dhe ekspertë me profil të lartë, të zgjidhen rojtarë të interesit publik në administrimin e Universiteteve. Po hulumtohen praktikat më të mira ndërkombëtare për të parë mundësinë që njëri prej anëtarëve të vijë nga trupa studentore.Afati i zbatimit: Shkurt 2019

Çfarë kërkojnë studentët:

Ne VKM Nr. 782, date 26.12.2018 “Për përcaktimin e kritereve dhe të procedurave të përzgjedhjes së anëtarëve të bordit të administrimit, në institucionet publike të arsimit të lartë përfaqësues të Ministrisë Përgjegjëse për Arsimin” studentët kërkojnë që të ketë ndryshime si:

Të shkarkohen të gjithë anëtarëve të bordeve të emëruar nga Ministria e Arsimit.
Emërimet e reja të bëhen me një proces të hapur dhe me vëmendje publike.

Skema do të jetë 3 (MASR) + 3 (IAL) + 1 (i zgjedhur me votë legjitime nga studentët)

1 emer qe do te paraqitet nga studentet per te perfaqesuar njerin nga anetaret e ministrise, i cili do te behet me zgjedhje legjitime nga cdo student dhe do te plotesoje te njejtat kritere si anetaret e tjere te bordit perfaqesues te ministrise pergjegjese per arsimin, sipas percaktimeve te VKM Nr.782.

Afati i realizimit:
Të fillojë brenda muajt Janar 2019

KËRKESA E GJASHTË E STUDENTËVE

Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e studentit brenda vitit akademik 2018 – 2019.

Çfarë përfshin Pakti për Universitetin sipas Kryeminstrit

Marrëveshja e nënshkruar në nëntor me Qendrën e Shërbimeve Arsimore Franceze, për ta bërë kartën tonë pjesë të European Student Card (ESC) është një bazë shumë e mirë për finalizimin e këtij procesiTë miratohet VKM me shërbimet që do të ofrohen me çmim të reduktuar për studentët. Të fillojë procesi i pajisjes me Kartën e Studentit dhe të pajisen të gjithë studentët.

Afati i zbatimit: Shtator 2019

Cfarë kërkojnë studentët:

Në ligjin e Arsimit Të Lartë nr. 80/2015 neni 100 përfshihet;

Studentët e institucioneve publike e private të arsimit të lartë pajisen me kartën e studentit, e cila është dokument unik. Me anë të saj studentët përfitojnë shërbime me çmime të reduktuara.

Ministria përgjegjëse për çështjet e arsimit përcakton kriteret dhe procedurat për përgatitjen dhe lëshimin e kartës së studentit.

Përfitimet e studentëve nga përdorimi i kartës së studentit përballohen nga fondet e parashikuara në Buxhetin e Shtetit të ministrisë përkatëse që mbulon institucionin e arsimit të lartë ose njësive të qeverisjes vendore që mbulojnë shërbimet e ofruara ndaj studentëve.

Kategoritë e shërbimeve që ofrojnë entet shtetërore bëhen me vendim të Këshillit të Ministrave dhe me marrëveshje me organizma që kanë objekt të tyre interesat studentorë e me persona juridikë privatë që ofrojnë shërbime të ndryshme.

A do të mbajë përgjegjësinë për këtë shkelje të ligjit, ministria përgjegjëse për arsimin e lartë dhe zyrtarët që nuk e kanë zbatuar ligjin, e kanë neglizhuar, madje e kanë shkelur me qëllim, duke lënë studentët pa një të drejtë jo privilegj që jua jep ligji?

Në Neni 141 Aktet nënligjore thuhet që duhen të miratohen brenda 9 muajve nga hyrja më fuqi e këtij ligji. Prandaj studentët kërkojnë që të ketë persona që do të mbajnë përgjegjësi për shkëljen e ligjit, jemi në Janar të 2019 dhe ende nuk është marrë asnje iniciative për kartën e studentëve. Si pasoj e një shkeljeje masive të ligjit STUDENTET KËRKOJNË QË KARTA E STUDENTIT TË DALI ME NISJEN E SEZONIT TË DYTË TË ARSIMIT TË LARTË (Mars 2019)

Afati i realizimit:
Të ndahen Kartat e Studentëve brenda Muajt Mars 2019!

KËRKESA E SHTATË E STUDENTVE

Ndërtimi i bibliotekave me standarte Europiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe.

Çfarë përfshin Pakti për Universitetin sipas Kryeminstrit

Të përfundojë procesi i blerjes dhe vënies në dispozicion të studentëve të Bibliotekës Universitare Digjitale. Të gjitha Universitetet në vend do të kenë akses në bibliotekën elektronike universitare, si dhe në databazën kombëtare të doktoraturave.
Afati i zbatimit: Mars 2019

Cfarë kërkojnë studentët:

Ngritja e sistemeve informatike nëpër Universitete.

Biblioteka online dhe digjitalizimi i leksioneve dhe materialeve shtesë, publikimi i këtyre materialeve online në çdo fillim semestri.

Çfarë deklaroi KM Rama: “Për këtë çështje është miratuar VKM “Për ngritjen e komisionit të përcaktimit të literaturës akademike ndërkombëtare në institucionet e arsimit të lartë, që do të përkthehen në gjuhen shqipe”. Duke hedhur kështu një hap të madh në përmirësimin e titujve akademik, ne IAL-të e vendit.”

Koment: Edhe në këtë rast, pyetja për Kryeministrin është: Në cilin vend të Europës, apo vendeve të zhvilluara gjendet modeli i përcaktimi të literaturës nga një komision dhe vetëm në një gjuhë të huaj. Ritheksojmë duam literaturë në gjuhën shqipe dhe të aksesueshme për të gjithë. Universiteti në Shqipëri me Kushtetutë dhe ligjet e këtij vendi gjuhë zyrtare ka gjuhën shqipe. KM, mjafton të lëvrojë fondet për ndërtimin e bibliotekave, aksesin, mënyrën e funksionimit të tyre e zgjidhin studentët dhe organet drejtuese të universitetit. Gjithashtu KM dhe qeveria që përfaqëson do të ishin të mirëpritur të kryenin detyrimet që ju takon, për të investuar më shumë në laboratorë dhe Fakultete.

Çdo fakultet duhet të ketë bibliotekë dhe sallë studimi me kushte bashkëkohore (Një ndër arsyet përse kërkohet rritja e buxhetit në 5%)

Afati i realizimit:

Shtator 2019

KËRKESA E TETË E STUDENTËVE

Vlerësimi i performancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikimi i tij online dhe regjistrimi i leksioneve.

Çfarë përfshin Pakti për Universitetin sipas Kryeminstrit

Të nisë vlerësimi i performacës për çdo IAL në vend, ku elementët kyç do të jenë:
– Sondazhi Kombëtar i Studentëve për çdo pedagog, program mësimor; departament e fakultet;
– Vlerësimi i Produktit Kërkimor për çdo department, fakultet dhe IAL;
– Vlerësimi i jashtëm i cilësisë, në përputhje me ”Kodin e Cilësisë së Arsimit të Lartë”.Afati i fillimit të zbatimit: Mars 2019

Çfarë kërkojnë studentët:

Ne VENDIM Nr. 783, datë 26.12.2018 u vendos që:

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë vlerëson proçesin dhe performancën në mësimdhënie

ASCAL është një faqe (ascal.al) e krijuar me datë 15.02.2017 dhe është tërësisht jashtë funksioni!

Vlerësimi I Mësimdhënies nuk ka funksionuar kurrë

Pyetësori I Studentëve nuk ka funksionuar kurrë

Rezultatet e Vleresimit nuk kanë si të dalin kur nuk ka pasur Vlersim!!!

Na ligjin e Arsimit të Lartë duhet të kryhet pyetësor për cilësin e mësimdhënies në fund të çdo sezoni dhe në 90% të fakulteteve nuk ka ndodhur kurrë.

Studentët kërkojnë që ky vlerësim do të behët me një grup ku 70% do të jenë student, 15 % ASCAL, 15% IAL-të përkatëse.

Në VKM Nr. 783 nuk thuhet se rezultatet do të jenë publike! Për çdo pedagog që do të ketë vlerësime negative duhet të merrën masa ndëshkuese. Studentët e çdo fakulteteve do kenë të drejtë të realizojnë pyetësorin në fund të çdo sezoni dhe çdo student është i detyruar të plotësojë formularin.

 

Duhet patjetër që rezultatet të bëhën publike dhe tek fomulari duhet të preki çdo pedagog si lektoret, shefat e dapartamenteve, dekanin dhe administraten e fakulteteve (Sekretarine, Financen, Kancelaren etj.)

Afati i realizimit:

Janar 2019

8 +.     KËRKESA TETË + E STUDENTËVE

Të zbatohen ligjet për individët: “Për statusin e të verbrit”, “Për statusin e jetimit”, “Për statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik” etj. Të cilët duhet të kenë lehtësira për pagesën e tarifës vjetore.

Te pyeten dhe të konsultohet me student të cilet kanë këtë status për çdo moszbatim të ligjit dhe ndryshime të tij.

Të merren në konsiderate çdo sygjerim i studentëve me statusin, “Për statusin e të verbrit”, “Për statusin e jetimit”, “Për statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik” etj.

Të merren masa ligjore për personat të cilët nuk kanë zbatuar këtë ligj!

Shtesë:

Çdo grup pune nga studentët që do të ngrihet do të jetë me votë legjitime nga pjesëmarrja e minimalisht 70% e studentëve për Fakultet! Dhe nuk do pranohet asnjë student qe mund të jetë jashtë institucioneve përkatëse të arsimit të lartë. Cdo pjestar i çdo grupi pune, është i detyruar të largohet nga strukturat politike dhe jopolitike në rast se zgjidhet në një grup pune studentor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Dhjetor 2024

Dashi Jeni në një pozicion ku do të ndiheni të fuqishëm dhe me energji dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashqevi Simakut i plotesohet deshira e madhe ne Diten e Krishtlindjes, Parashqevi Simaku dhe Pirro Çako kanë zhvilluar bisedën e tyre të parë

E së fundmi, pas shumë e shumë vitesh, më saktë pas 36 vitesh, Parashqevi Simaku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Debati nisi në TikTok: Konflikti me leva live në rrjetet sociale, ndëshkohet i dhunuari jo agresori

Personi, që është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop”, është 33-vjeç i akuzuar dhe dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet një trup i pajetë pranë Pallatit të Sportit në Gjirokastër, zbulohen detajet e para

Një burrë, rreth 50-vjeç, është gjetur i pajetë pranë Pallatit të Sportit në Gjirokastër. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr mes dy personave, njëri qëllon me armë zjarri në gjendje të dehur! Shoqërohet 29-vjeçari

Një 29-vjeçar ka qëlluar me armë gjahu në ajër pas një konflikti të çastit. Policia…

LEXO ME SHUME