Categories Kuriozitete

Zbulohet portreti i paraardhësit tonë që jetoi 3.8 milion vite më parë

Fytyra jashtëzakonisht e plotë, që i përket një paraardhësi të hershëm njerëzor që jetoi 3.8 milion vjet më parë, është zbuluar në Etiopi. Paraardhësi i përket specieve njerëzore Australopithecus anamensis dhe ngjason me majmunin. Shkencëtarët e kanë quajtur një ikonë të evolucionit njerëzor. Kafka pritet të hedhë dritë mbi historinë e evolucionit të paraardhësve të njeriut.

Mashkulli, i njohur si MRD, ishte nga një specie e njohur si Australopithecus anamensis që endej në malësitë e Etiopisë miliona vjet më parë.Ai është paraardhës i “Lucy”, një nga fosilet më të famshme në botë që jetoi në të njëjtën zonë 3.2 milion vjet më parë.

Çdo gjë për këto specie ishte mister deri në vitin 2016 kur nofulla e sipërme e ekzemplarit u gjet nga një punëtor në rajonin Afar në Etiopi, 55 km larg nga fosili ku u gjet Lucy. Më vonë gjatë kërkimeve u gjet edhe pjesa tjetër e kafkës. Me këtë kafkë, shkencëtarët tani mund të identifikojnë tiparet e fytyrës që nuk janë parë kurrë. Kafka u zbulua në zonën Woranso-Mille të Etiopisë, ku janë zbuluar shumë eshtra të paraardhësve tanë. 230 ekzemplarë janë gjetur aty, shumica të moshës 3.8 dhe 3 milion vjeçare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME