Categories Kuriozitete

Zbulohet sarkofagu i Tutankhamun

Trupi i mumifikuar dhe sarkofagu i faraonit egjiptian, Tutan-kamun, janë ekspozuar nga autoritetet vendase në nisje të procesit të restaurimit. Vepra që daton mbi 3,300 vite më parë do të mund të vizitohet në fundvitin 2020 bashkë me mijëra stoli dhe artefakte të zbuluara pranë varrit të tij.

Egjipti ka ekspozuar për herë të parë sarkofagun e artë të Tutankamunit, mbretit të vet të hershëm.

Zbulimi ditën e diel erdhi në vijim të përpjekjeve të autoriteteve egjiptiane për të restauruar veprën e çmuar antike që daton mbi 1,300 vite para erës së re.

Sarkofagu i faraonit së bashku me një koleksion prej mbi 5 mijë objektesh të tjera të çmueshme do të jenë të vizitueshme prej publikut duke nisur nga viti i ardhshëm.

Ndërsa po punohet për të kthyer si më parë edhe vetë trupin e mumifikuar të ish-mbretit të ri, ministri egjiptian për antikitetin, Kaled Enani, tregon për vështirësitë të cilat po has stafi i restauruesve.

Enany: “Konservimi i arkës mbetet një proces tejet delikat pasi nuk është restauruar asnjëherë që me gjetjen e varrit shekullin e kaluar. Procesi i dezinfektimit ka nisur dhe pritet të zgjatë tre javë, ndërsa vetë restaurimi, mbi tetë muaj.”

Arka e praruar e mbretit Tutankamun, rreth 2,20 metra e gjatë, u gjet nga arkeologu anglez Hauard Karter në vitin 1922 gjatë kërkimeve në Egjipt.

Në shekullin e fundit, ajo ka marrë të plasaritura në pjesën e sipërme dhe në bazë.

Sarkofagu dhe mijëra sendet shoqëruese nga periudha e Egjiptit të lashtë shfaqen me hapjen zyrtare të Muzeut të Madh të Egjiptit në fund të vitit 2020.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME