Categories Lajme

Zbulohet sëmundja e re që shoqëron koronën

Italia ka qenë padyshim një nga vendet më të goditura nga pandemia e koronavirusit, dhe pamjet e kamionëve ushtarakë që transportonin kufomat në morg ishin ato që e bën me vetëdije botën për rrezikun që po i kanosej. Tashmë që pavijonet e terapive intensive po marrin frymë nga pandemia, ose të paktën nga vala e parë e saj, studime më të thelluara po tregojnë dimensionin e vërtetë të këtyre muajve fatkeq. Një studim i thelluar i Institutit të Shëndetit Publik italian ka evidentuar disa dukuri pak të trajtuara deri më tani.

Sipas studimit, të bazuar mbi të dhënat e personave të vdekur nga koronavirusi, periudha që shkon nga shfaqja e simptomave e COVID-19 deri tek vdekja e një pacienti mesatarisht nuk kalon 11 ditët. Pra një periudhë e shkurtër, dhe që të paktën nga opinioni publik mendohej më i gjatë.

Ndërkohë, janë 5 ditët nga simptomat deri në shtrimin në spital, dhe 6 ditë ato nga terapia intensive deri në vdekje. Për sa i përket sëmundjeve shoqëruese në viktimat, hipertensioni arterial është sëmundja më e pranishme, me 67% të rasteve italiane Diabeti ndërkohë ndjek me 30% të rasteve, bashkë me isheminë (27,8%) dhe probleme të tjera kardiake. Në Itali, vetëm 1.1% i pacientëve që kanë ndërruar jetë nga COVID-19 kishin më pak se 50 vjeç, dhe vetëm 83 pacientë, në një total prej 34 mijë të vdekurve, kishte më pak se 40 vjeç.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME