Categories Lajme

Zbulohet shifra/ Ja sa milionë iu gjetën grabitësve të Postës në Krujë

Prokuroria e Krujës ka arritur që, brenda tre ditëve, të krijojë dyshimet e forta për autorët e grabitjes së rreth 130 milionë lekëve (të vjetra) në filialin e Posta Shqiptare të qytetit, ngjarje e ndodhur të Hënën e kësaj jave.

Policia ka arritur të arrestojë deri më tani 3 persona, ndërkohë që janë edhe disa të tjerë në kërkim.

Burime konfidenciale në Prokurorinë e Krujës deklaruan për “Boldneës.al” se personave të arrestuar iu janë gjetur rreth 23 milionë lekë të vjetra. Ndërkohë që po punohet për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë, si edhe për të arritur, nëse munden, të gjejnë edhe sasinë tjetër të parave të grabitura.

Në orët e para të mëngjesit të së Hënës, rreth orës 3, disa persona të armatosur, në bordin e dy automjeteve, kanë arritur të thyejë derën e jashtme të portës së filialit të Postës në Krujë.

Grabitësit kanë marrë njërën prej kasafortave dhe e kanë imbarkuar në një prej automjeteve, pasi më parë kishin “neutralizuar” rojen private që ishte ngarkuar të siguronte perimetrin e godinës.

Pas rrëmbimit të kasafortës, grabitësit janë larguar me shpejtësi. Në momentin që hajdutët kanë hyrë në ambjentet e brendshme të Postës, është sinjalizuar zyra qendrore e policisë private që merrej me ruajtjen e godinës. Por, siç rezulton nga të dhënat paraprake hetimore, pavarësisht sinjalizimit, policia private nuk ka sinjalizuar Policinë e Shtetit.

Gjithashtu, edhe roja private që ishte në godinë, për rreth 30 minuta nuk ka raportuar grabitjen. Sipas tij, ai është kërcënuar nga grabitësit për të mos treguar dhe ai druhej për jetën e tij.

Gjatë operacionit për kapjen e personave të dyshuar, nga ana e Policisë janë sekuestruar edhe tre armë automatike, silenciatorë dhe një numër fishekësh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME