Categories Lajme

Zbulohet shkaku, ja pse e moshuara vrau djalin shqiptar në Zvicër

Gruaja që më 21 mars në  Bazel vrau me thikë vogëlushin 7-vjeçar me prejardhje nga Kosova, ka mbrapa saj një histori të gjatë të raporteve të tensionuara me shtetin. Mësohet se me vrasjen mizore të fëmijës së pafajshëm ajo duket se ka dashur të tërheqë vëmendjen e publikut dhe të shtetit. Televizioni Telebasel ka publikuar sot dëshmi që, sipas tij, e mbështesin këtë tezë.

Sipas mediave, Angela. N, menjëherë pas aktit kriminal ka telefonuar në Telebasel ku ka deklaruar: “Sapo e kam vrarë një fëmijë” duke e tmerruar kështu punonjësin e administratës që kishte marrë telefonin, transmeton albinfo.ch. Arsyeja, sipas transmetuesit lokal është se pensionistja 75 vjeçe është ndier se “nuk po merret seriozisht” nga autoritetet. “Unë jam dëbuar nga banesa ime, nuk kam më fare qasje në banesë”, i ka thënë ajo me një zë të qetë punonjësit të Telebaselit.

Ndërkaq, siç shkruan 20minuten, gruaja në fjalë është prej dekadash e njohur si një grua “problematike notore”. Së bashku me partnerin e saj në fillim të viteve të tetëdhjeta të shekullit të kaluar, në kohën kur ende banonte në Allschwill të Kantonit Baselland, ajo i kishte drejtuar pa numër shumë peticione Qeverisë së Kantonit. Të dy e konsideronin veten si viktima të një “afere korrupsioni”, përcjell albinfo.ch. Tema e ngritur nga ky çift kishte arritur deri te kryetari i atëhershëm i Parlamentit të Zvicrës, Arnold Koller.

Në arkivin Federal në Bernë, korrespondenca e partnerit të saj (dhe vetë asaj) me autoritetet federale mbush një dosje prej më shumë se 300 faqesh, shkruan “20Minuten”. Shumicën e letrave i kanë nënshkruar të dy partnerët.

Më simptomatike është një letër rekomande në të cilën partneri i Angela N., i shkruante presidentit të parlamentit  më 24 korrik 1985 si vijon: “Kur politikanët dështojnë, flasin armët”. Pas vdekjes së partnerit në vitin 1999, Angela N. ishte futur gjithnjë e më shumë në borxhe dhe kishte vazhduar që për gjendjen e  saj të fajësonte autoritetet, duke u shkruar letra dhe duke u caktuar ultimatume.

Ajo tash mbahet në burgun për hetime, në Bazel dhe njëkohësisht po bëhet edhe ekzaminimi i saj psikiatrik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Himarë/ 74-vjeçari gjendet pa shenja jete në dhomën e hotelit në Jalë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në Jalë, në Bashkinë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 31-vjeçari dërgohet me urgjencë drejt Traumës, U rrëzua në greminë, duke mbledhur çaj mali

Drilon Agolli, 31 vjeç u rrëzua ditën e djeshme nga një shkëmb në Malin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanionet e Gjipesë, nxirren 4 turistët e bllokuar në greminë

Katër turistë u bllokuan në kanionet e Gjipesë, pjesë e territorit të Bashkisë së Himarës, mesditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

28-vjeçari është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses së tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare…

LEXO ME SHUME