Categories Lajme

Zbulohet shkresa, ja njoftimi i prokurorisë për Saimir Tahirin

Fax News ka siguruar shkresën e Prokurorisë ku kërkohet zgjatja edhe me tre muaj e hetimeve për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Shkresa e Prokurorisë i është dërguar për dijeni dhe vetë Tahirit dhe dy avokatëve të tij mbrojtës, Maks Haxhija dhe Artan Hajdari.

Tre prokurorët që po vijojnë hetimet për Tahirin janë: Vladimir Mara, Arens Çela dhe Dritan Prençi.

Shkak për shtyrjen e hetimeve, me sa duket janë bërë letër-porositë e dërguara në vendet fqinje. Më herët, prokurorët e dosjes kanë dërguar letër-porosi në Itali, ku kërkojnë informacione nga prokuroria e Katanias dhe një tjetër në Malin e Zi, por përgjigjet e tyre, sipas prokurorisë, ende nuk kanë mbërritur.

Vetë Tahiri pak kohë më parë ka kërkuar përfundimin sa më parë të hetimeve dhe dërgimin e dosjes në Gjykatë, pasi sipas tij nuk mund të jetojë gjithë jetën i mbuluar nga hije dyshimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME