Categories Lajme

Zbulohet “shtëpi bari” në Vorë, arrestohet i riu nga Peqini, procedohen dy të tjerë

Një “shtëpi bari” është zbuluar nga efektivët e Policisë ditën e sotme në Vorë. Bëhet me dije një person është arrestuar dhe janë proceduar dy të tjerë.

Gjatë kontrollit të banesës së marrë me qira nga shtetasi F. B., 33 vjeç, banues në Peqin, Policia ka evidentuar një ambient me pajisje të ndryshme elektrike, që po përshtatej për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave, që furnizoheshim me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Lidhur me këtë aktivitet kriminal, janë proceduar: shtetasi A. Gj., 32 vjeç, banues në Don Bosko, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” dhe shtetasja me iniciale: Sh. D., 55 vjeçe, banuese në Vorë, me detyrë faturiste, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Hill”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Vorë. Goditet një rast i përshtatjes së ambienteve, për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, në vijim të ppunës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se në Kodër Vorë, një shtetas kishte përshtatur banesën, si ambient për kultivimin në kushte laboratorike të bimëve narkotike cannabis sativa, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Hill”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi: – F. B., 33 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” dhe “Përdorimi i paligjshëm i teknologjisë së lartë”. Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit: – A. Gj., 32 vjeç, banues në Don Bosko, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”; – Sh. D., 55 vjeçe, banuese në Vorë, me detyrë faturiste pranë OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Gjatë kontrollit të banesës së marrë me qira nga shtetasi F. B., shërbimet e Policisë kanë evidentuar një ambient me pajisje të ndryshme elektrike, që po përshtatej për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave, që furnizoheshim me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Shtetasi A. Gj. ishte në dijeni të këtij aktiviteti kriminal dhe nuk ka kallëzuar krimin, ndërsa punonjësja e OSHEE-së, shtetasja Sh. D. nuk ka konstatuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike në këtë banesë. Gjatë zhvillimit të operacionit janë gjetur dhe sekuestruar ventilatorë, platforma për shpërndarjen e rrymës elektrike, vazo të ndryshme, peshore elektronike dhe pajisje të tjera që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa dhe dy aparate celulare. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME