Categories Lajme

Zbulohet ‘shtëpia e barit’ në Durrës

Policia e Durrësit ka zbuluar sot një banesë e cila ishte kthyer në laborator për prodhimin i lëndëve narkotike. “Shtëpia e barit’ u zbulua gjatë operacionit “Rent”, ku pas hetimeve u zbulua se Ismail Alija kishte marrë me qira një banesë në katin e dytë të një pallati dhe e kishte përshtatur atë për prodhimin e lëndëve narkotike.

Në banesën e marrë me qira nga Alija u gjetën dhe u sekuestruan 2 kilogram lëndë narkotike e dyshuar kanabis e tharë, e bërë gati për shitje, 110 vazo në të cilat ishin kultivuar fidanë të dyshuar kanabis, 19 llamba dhe pajisje të tjera elektrike. Në momentin e ndërhyrjes së policisë, Alija që kishte marrë me qira këtë apartament nuk është gjetur në banesë. Ai është shpallur menjëherë në kërkim dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME