Categories Lajme

Zbulohet shuma e grabitur në autostradë, autorët morën rreth 300 milionë lekë, dhunuan shoferin e “Security”

Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja e ndodhur mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku autorë të paidentifikuar morën një shumë të konsiderueshme nga një makinë e “Security Spartan”, duke dhunuar personat që ndodheshin në mjet.

Dyshohet që autorët të kenë marrë një shumë prej rreth 30 milionë lekë të reja, të një banke të nivelit të dytë, në momentin kur po transportoheshin me makinë të shërbimit privat.

Dinamika e ngjarjes:

Autorët ende të paidentifikuar i kanë prerë rrugën makinës, i kanë nxjerrë personat nga makina dhe janë larguar drejt Tiranës nga rruga dytësore. Vetëm pak metra më larg, ata kanë braktisur makinën dhe nuk dihet nga kanë ikur me shumën e parave. Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë Tiranën dhe po kryen kontrolle, ndërkohë që po merren në pyetje dy personat që ishin në makinë.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:40, në afërsi të Qafë Kasharit, persona të paidentifikuar kanë marrë me forcë një automjet në pronësi të një firme private Security dhe me pas automjetin e kanë braktisur në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet dhe krehjen e zonēn ku u gjet mjeti i braktisur me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për administrimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.

/balkanweb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME