Categories Kuriozitete

Zbuloni astrologjinë afrikane dhe misteret që e rrethojnë

Shumë pak e njohur dhe tërësisht ndryshe nga llojet e tjera, astrologjia afrikane interesohet veçanërisht për marrëdhëniet njerëzore dhe mjedisin në përgjithësi.  Bazuar tek traditat dhe kultura afrikane, ajo krijon mundësinë të mësosh më shumë për veten dhe për ata që të rrethojnë. Zbuloni disa kuriozitete për të.

  1. Origjina e astrologjisë afrikane

Edhe pse nuk ka dokumente zyrtare, mendohet se afrikanët kanë qenë të parët që janë interesuar për yjet dhe që kanë bërë studime për astrologjinë.

  1. Kujt i referohet ajo?

E lindur nga vrojtimi i cilësive dhe të metave të njerëzve, astrologjia afrikane bazohet tek tregimet, legjendat dhe traditat afrikane.  Ndryshe nga astrologjia perëndimore që jemi mësuar, kjo astrologji nxjerr në dritë simbolet e vjetra të kulturës së këtij populli.

  1. “Më thuaj me kë shoqërohesh, të të them kush je…”

Kjo është formula që përdoret për të shpjeguar parimin e astrologjisë afrikane. Në fakt ajo i referohet posaçërisht marrëdhënieve me të afërmit (komshinjtë, miqtë, familjarët), ndryshe nga astrologjia e quajtur evropiane qe interesohet për pozicionimin e yjeve.

  1. 12 shenjat e astrologjisë afrikane

Natyra, e shenjta dhe familja përbëjnë thelbin e jetës dhe kulturës afrikane. Në këtë mënyrë përcaktohen edhe 12 shenjat që në renditje janë: pema baobab, të mirat materiale dhe paratë, familja, shërbimet e bëra për komshinjtë (lagjja), tregu, paraardhësi, gjyqtari, Arra kola, udhëtari, largësia, fëmija i fjalës dhe korrja.

  1. Çdo shenjë karakteristikat e veta

Ashtu si llojet e tjera të artrologjisë secila nga shenjat afrikane  përmban një seri karakteristikash të veçanta.

  1. Si të mësosh shenjën tënde?

Për të mësuar shenjën afrikane duhet të bazohesh tek data e lindjes.

pema baobao: 04/01 – 03/02

të mirat materiale dhe paratë: 04/02 – 05/03

familja: 6/03 – 04/04

shërbimet e bëra për komshinjtë (lagjja): 05/04 – 04/05

tregu: 05/05 – 04/06

paraardhësi: 05/06 – 04/07

gjyqtari: 05/07 – 04/08

arra kola: 05/08 – 03/09

udhëtari: 04/09 – 03/10

largësia: 04/10 – 03/11

fëmija i fjalës: 04/11 – 03/12

korrja: 04/12 – 03/01

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Shkurt 2026

Dashi Nëse keni pëlqim për dikë, mos hiqni dorë! Duhet të organizoni më mirë angazhimet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e martë 10 shkurt 2026

Dashi Kjo e martë do të nisë më së miri, ku do të keni dëshirë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 4 Shkurt 2026

Dashi Bëni mirë që ti shtyni për një moment tjetër gjërat më të rëndësishme, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 20 Janar 2026

Dashi Do ndiheni aq te lumtur sot ne krahët e partnerit tuaj, saqë nuk do…

LEXO ME SHUME