Indonezia ka ngritur nivelin e alarmit pas shpërthimit të dytë të vullkanit Anak Krakatau duke urdhëruar që të gjitha fluturimet të shmangin zonën, pak ditë pasi një tsunami vrau të paktën 430 vetë. Autoritetet kanë paralajmëruar se krateri i Anak Krakatau, mbetet i brishtë, duke ngritur frikën e një kolapsi dhe tsunami tjetër ndërsa u është kërkuar banorëve të qëndrojnë larg nga bregu. Vullkani ka qenë veçanërisht aktiv që nga e diela, duke hedhur lavë dhe shkëmbinj, dhe duke dërguar re të mëdha të hirit deri në 3000 metra në qiell shumë të mbuluara. “Që nga 23 dhjetori aktiviteti nuk ka ndalur, Ne parashikojmë një përshkallëzim të mëtejshëm”, tha Antonius Ratdomopurbo, sekretar i agjencisë gjeologjike.
Categories
Bota