Categories Lajme

Zëdhëndësi i Tsipras apel Ramës: Duhen ulur tonet!

Qeveria greke ka reaguar përmes zëdhënësit të saj dhe ministrit të Shtetit për vrasjen e minoritarit grek në Bularat të Gjirokastrës, Kostandinos Kaçifas. Duke folur për një televizion të Athinës, Dimitris Tzanakopoulos theksoi se autoritetet greke janë në kontakt me palën shqiptare.

Zëdhënësi i qeverisë së Tsipras ka theksuar gjithashtu se nuk duhet të nxitohen për të dalë në përfundime, por ai këshilloi që duhet t’i qëndrojnë fort mesazhit të Ministrisë së Jashtme të Greqisë, që sipas tij është një “mesazh i ashpër”.

Njëkohësisht, Tzanakopoulos këshilloi edhe qeverinë shqiptare, duke thënë që duhet të ulë tonin e retorikave për këtë çështje dhe jo ta trajtojë me agresion, sidomos kur është humbur një jetë njeriu.

Ministria e Jashtme greke e konsideroi të papranueshme vrasjen e Kostandin Kaçifës, edhe pse ky i fundit hapi zjarr me breshëri ndaj policisë shqiptare.

Kurse Kryeministri Edi Rama iu përgjigj palës greke duke i thënë se duhet falenderuar Zoti që nuk u vra asnjë polic i pafajshëm, ndërsa 35-vjeçarin që humbi jetën e konsideroi “një të fandaksur nga marrëzia ekstremiste”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME