Categories Lajme

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë e zë Covid

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se doli pozitive në testin për COVID-19 të dielën, ndërsa theksoi se për herë të fundit është takuar me presidentin Joe Biden, të martën.

Zonja Psaki, 42 vjeçare, e cila deklaroi se ishte e vaksinuar dhe po përjetonte simptoma të buta, tha se me presidentin u ulën jashtë të martën, më shumë se 1.8 metra larg njëri-tjetrit dhe mbanin maska. Presidenti Biden doli negativ në testin për COVID-19 të shtunën, tha një person i afërt me situatën.

“Unë po e publikoj këtë njoftim për hir të transparencës”, tha zonja Psaki që është zëdhënësja kryesore e Shtëpisë së Bardhë dhe personi i profilit më të lartë në administratën e presidentit Biden që dihet se është prekur nga COVID-19, që kur ai mori detyrën në muajin janar.

Zonja Psaki vendosi të mos i bashkohet presidentit Biden në udhëtimin e tij në Romë dhe Glasgou këtë javë, sepse një anëtar i familjes së saj doli pozitiv në testin për virusin dhe për këtë arsye ajo u fut në karantinë.

Ajo është në karantinë që nga e mërkura dhe në mënyrë të përsëritur doli negative përpara se të dalë pozitive në testin për COVID-19 të dielën. Zonja Psaki planifikon të kthehet në punë pas karantinës 10 ditëshe. Shtëpia e Bardhë po lufton të vërë nën kontroll pandeminë, me miliona amerikanë që refuzojnë të vaksinohen.

Zëdhënësja Psaki tha më herët gjatë vitit se presidenti Biden, i cili është plotësisht i vaksinuar, testohet çdo dy javë, me kërkesë të mjekut të tij, Kevin O’Connor. Presidenti Biden, 78 vjeç, ka marrë tri doza të vaksinës Pfizer Inc/BioNTech. Shtëpia e Bardhë ka refuzuar të zbulojë numrin e infektimeve të reja me COVID-19, që kanë ndodhur në mesin e personelit.

Pararendësi i presidentit Biden, Donald Trump, shmangu përdorimin e maskës dhe nënçmoi seriozitetin e virusit në fazat e tij të hershme. Ai u prek nga COVID-19 në periudhën e fundit të fushatës për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 dhe shumë nga pjesëtarët e personelit të tij, përfshirë ish-sekretaren e shtypit, Kayleigh McEnany, u prekën nga sëmundja.VOA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME