Categories Lajme

Zelanda e Re rihap kufijtë pas më shumë se dy vjetësh

Zelanda e Re ka rihapur kufijtë e saj për më shumë vizitorë ndërkombëtarë, pas mbylljes prej më shumë se dy vjetësh, që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit. Njerëz nga më shumë se 60 vende të botës mund të hyjnë tani në këtë vend nëse janë të vaksinuar kundër koronavirusit dhe kanë test negativ.

Vetë qytetarët e Zelandës së Re kanë mundur të udhëtojnë brenda dhe jashtë vendit që nga marsi, ndërsa australianët janë lejuar që nga prilli. Zelanda e Re ka mbyllur kufijtë e saj qysh në mars të vitit 2020, kur edhe ka shpërthyer pandemia e koronavirusit.

Ky vend me pesë milionë banorë ka regjistruar gjithsej 713 viktima nga koronavirusi. Qeveria zelandeze ka thënë se numri i ulët i viktimave është rezultat i strategjisë së izolimit, si dhe politikave të testimit të shpejtë dhe gjurmimit. Koronavirusi, i cili shkakton sëmundjen COVID-19, ka shpërthyer për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur atë pandemi në mars të vitit 2020. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në SHBA, koronavirusi ka prekur mbi 513 milionë njerëz në të gjithë botën. Prej tyre, mbi 6.2 milionë kanë vdekur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME