Categories Lajme

Zelensky i përgjigjet propagandës ruse: S’kam ikur! Jam në Kiev, në vendin tim të punës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i është përgjigjur lajmeve që kanë qarkulluar nga Rusia ditën e sotme se ai është larguar nga Kiev dhe është strehuar në Poloni. Përmes një video-selfi, Zelensky thekson se ai ndodhet në kryeqytetin ukrainas, në Kiev dhe nuk ka ikur askund.

Zelinksy vuri në dukje se ka çdo dy ditë që qarkullojnë lajme që ai është larguar nga vendi, por ai thekson se nuk e ka braktisur vendin.

“Unë jam në Kiev, në vendin tim të punës, duke punuar. Askush s’ka ikur kund!” tha Volodymyr Zelenskyy nga zyra e tij në rrugën Bankova.

Videoja u shfaq në faqen e tij në Instagram, teksa ai shpjegon më tej: “Çdo dy ditë ka informacione se unë kam ikur diku: nga Ukraina, nga Kievi, nga zyra. Unë jam këtu, në vend. Askush s’ka ikur. Ne jemi duke punuar”, shprehet Presidenti Zelensky duke mohuar informacionet se ai dyshohet se është larguar nga Ukraina.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME