Categories Lajme

Zelensky kërkon dialog direkt me Putinin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, këmbëngul për takim të drejtpërdrejtë me Presidentin rus, Vladimir Putin. “Delegacioni ynë ka një detyrë të qartë, të bëjë gjithçka për të mundësuar një takim me Presidentin”, tha Zelensky në një fjalim me video të publikuar të hënën. Ky do të jetë një takim, për të cilin ai është i sigurt, se e presin të gjithë.

Zelensky theksoi se kjo është një rrugë e vështirë, por e nevojshme për të marrë garanci të efektshme.

Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitri Peskov nuk e përjashtoi të dielën një takim të drejtpërdrejtë me Presidentin Putin. Por duhet të kuptohet, se cili do të jetë rezultati i këtij takimi dhe çfarë duhet të bisedohet aty, tha Peskov.

Së fundmi, delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë i vlerësuan me optimizëm të matur bisedimet e tyre. Të dyja palët mund të bien në ujdi “që në ditët e ardhshme” për një pozicion të përbashkët dhe të nënshkruajnë dokumentet përkatëse, tha politikani rus për çështjet e jashtme, Leonid Sluzki. Edhe këshiltari i presidentit ukrainas, Mhajlo Podoljka llogarit se “për pak ditë do ketë rezultate konkrete”. Të hënën bisedimet e delegacioneve vazhdojnë përmes video-konferencës.

“Akt i mizorisë pa skrupuj”

Ndërkohë disa organizata të OKB-së kanë kërkuar fundin e sulmeve ruse kundër institucioneve shëndetësore. “Sulmi kundër më të dobtëve, foshnjave, fëmijëve, nënave shtatzëna dhe njerëzve që vuajnë në spitale dhe ndaj personelit shëndetësor që rrezikon jetën për të shpëtuar jetë, është një akt i mizorisë pa skurpuj”, thuhet në një deklaratë të UNICEF-it, të Fondit për Popullsinë të OKB, UNFPA, dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH në Gjenevë. Në të njëjtën këto organizata kanë kërkuar një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë.

Ukraine zerstörte Geburtsklinik in Mariupol , Që nga fillimi i luftës në Ukrainë janë shkatërruar plotësisht 7 spitale, raportoi ministri i Shëndetësisë, Viktor Ljashko. Kurse klinikat në qytetet e prekura nga lufta duhet të rindërtohen. Më shumë se 100 institucione shëndetësore janë dëmtuar, ka thënë Ljashko. Ditët e kaluara shkaktoi tronditje të madhe sulmi kundër një materniteti në qytetin port Mariupol./DW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME